Sinan Idrizi paralajmëron largimin nga Flamurtari: Ky është viti i fundit që financojmë

13 Janar 2019, 23:29Sport TEMA

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, ka deklaruar se ky do të jetë viti i fundit ku kompanitë turke që ai përfaqëson, do të financojnë në klubin vlonjat.

Në “Zona Gol”, ai deklaroi se mosprivatizimi i klubit po shtynte këto kompani të largoheshin.

“Klubi nuk ndodhet në udhëkryq, të jeni të qartë të paktën edhe për këtë vit. Kompanitë edhe për këtë vit do të marrin përsipër financimin, por ky do të jetë viti i fundit. Është përrallë e bukur që ka kohë që dëgjoj, është viti i pestë. Flitet për privatizim të stemës, po e teprojnë pak me historinë e kungulleshkës që po e zgjatin.

Kam 5 vjet në pritje. Thonë do të mblidhet këshilli bashkiak, ata e shohin Flamurtarin si aspekt politik më shumë se një aset social. Mendoj se nuk është problem i kryetarit, është më tepër i të gjithëve në përgjithësi. Nëse kemi një bashki e cila nuk më kthen më shumë se 400 mijë euro detyrime të paguar për shkak të të tretëve, por shpërndan miliona për klube lagjesh, ka diçka që nuk funksionon.

Ose ta marrim në menaxhim, ose ta marrim ne. Kam kërkuar që nga dita e parë, zotërinjtë e kanë problem. Ta ndajnë, ose ta mbajnë vetë, ose të na e japin, nuk ka opsion tjetër”, tha Idrizi.

Ndërkohë, pasi pa foton e Danilo Alvesh në pishtin ame të birin, Idrizi dha një premtim. “Të jeni të qartë që Danilo Alvesh do të jetë drejtpërdrejt në Vlorë sapo të mbarojë këto pushime”, tha Idrizi.

3 komente në “Sinan Idrizi paralajmëron largimin nga Flamurtari: Ky është viti i fundit që financojmë”

  1. mirel says:

    Problemi politik eshte njekohesisht social or mendimtari turk i Rame Erdoganit

  2. Red Baron says:

    Ky e paska syrun te milionat e bashkise qe vijne nga taksat. Ashtu i pastrojne paret. Le te iki. Udha mbare.

  3. cami me i mire ne sheshe te flamurit says:

    na plasi trapi per ket turkun idriz. ah merr me vete dhe ate idriz camokun de zhdukuni islamista te erdoganit AJ SIKKTIR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje