Xherdan Shaqiri është duke kaluar një moment forme të shkëlqyer te Liverpool, kryesuesi i Premier League, por sigurisht që nuk harrone dhe periudhën e tij në Itali, me skuadrën e Interit.
Aty ku u duk se zikaltrit kishin bërë blerjen më të bujshme nga Bayern Munich dhe se shqiptari mund të bëhej lideri i ekipit të “San Siro”-s.
Por, kështu nuk ndodhi dhe Shaqiri, menjëherë sapo pati mundësi, mblodhi plaçkat dhe u largua…
Destinacioni Premier, aty ku Stoke City e priti dhe ku, më pas, u bë i mundur kalimin në “Anfield Road”. Sot është i përkëdhelur nga Jurgen Kloop dhe i dashur për tifozët.
E megjithatë, ka një histori të vjetër që ai ka treguar për mungesën e profesionalizmit nga ana e Interit dhe sidomos klubeve në Itali. Për “Sport Bible”, dy vite më parë, Shaqiri do të rrëfente: “Një ditë isha i dëmtuar, por duhet të rikuperoja shpejt për të luajtur ndeshjen tjetër… Interi më tha se ishte një magjistar, një kurues që jetonte në mal. Bëhej fjalë për në person në moshë i cili kishte aftësinë të shëronte. Mora makinën, udhëtova 1 orë e gjysmë dhe ai më kuroi, por asgjë nuk më bëri, isha si më parë”.
Më pas, Shaqiri rrëfen diferencën: “Në Angli është ndryshe. Je i dëmtuar, ke problem, atëherë janë 7 fizioterapistë që të qëndrojnë mbi kokë, të ndjekin hap pas hapi deri sa të shërohesh. Profesionalizmi vjen para së gjithash”.
Qysh bre o Shaqir
me i besue italjanit
kerrin kishe grah
te Hoxha i Gjilanit.
???
GOPISTiiiiii
Ne Itali besojne shume ne bestytni dhe magjira.
Sa njerez te thane nder ta edhe une mos ik nga Gjermania o Shaqo ? Sa here tu bitte ish tranieri yt Hitzfeld. Po ku po shkoje per inat te Guardioles. A nuk e dije ti si ishte Italia . Njesoi si Shqiperia dhe Kosova. E njejta metodologji . Tu erresuan syte dhe le veriun e Europes per jugun. Do ishe i pari ne keto kohra te Bajerni. U nxhitove e me pase te ekip anglez qe habite komentuesit ketu ne Gjermani. Sidoqofte tani je te Liverpuli qe te kerkoi para se te shkoje te Interi. Je me nje tranier qe te kupton shume me shume se Mancini. Klop ka gjuhen dhe edukaten tende. Tani koha punon per ty.