Gonzalo Higuain, Milani dhe Juventus, por mbi të gjithë Çelsi.
Kjo është kuadroja e merkatos për sulmuesin argjentinas, i cili nuk po arrin ta tregojë veten me fanellën kuqezi.
Megjithatë, trajneri Mauricio Sarri e kërkon me ngulm, pasi ia di mirë vlerat.
Bisedimet janë të hapura dhe blutë e Londrës po përgatitjen për ofertën e duhur për Juventusin, në mënyrë që ta marrin që në muajin janar.
Milani ndërkohë nuk dëshiron ta lërë Higuainin të largohet, sepse nuk ka një sulmues tjetër për të zëvendësuar.
Kuqezinjtë nuk kanë mundësi financiare për të marrë Piatek apo Moratën, ndaj dhe duan ta mbajnë argjentinasin, pavarësisht rendimentit të tij të ulët deri tani.