Tirana e ka nisur vitin 2019 me një humbje ndaj Skënderbeut me rezultat 2-1, ndërkohë që sot ka pësuar edhe humbjen e dytë radhazi në ndeshje miqësore.
Këtë radhë, ka qenë Laçi skuadra e cila ka fituar ndaj bardhebluve me rezultatin 2-0.
Të besuarit e Prengës kanë treguar një lojë disi më të mirë dhe kanë qenë më të qartë para portës, ndërkohë që nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Tiranën.
Bardhebluve u ka munguar edhe qetësia e kjo dallohet nga kartoni i marrë nga Majkëll Ngo.
Të dy golat e takimit, u shënuan në pjesën e parë ku Xhixha fillimisht kaloi në avantazh kurbinasit, ndërkohë që Mersinaj ka vulosur fitoren në 2-0. Në pjesën e dytë, të dy trajnerët kanë provuar futbollistë të tjerë.