100 milionë euro, kjo është shifra që klubi i Napolit kërkon për yllin e skuadrës së saj, Allan, i cili po kërkohet me ngulm nga skuadra e Paris Saint Germain.
Në klubin Italian nuk ka mbërritur ende një ofertë zyrtare nga klubi francez, por duke pasur parasysh marrëdhëniet e shkëlqyera mes Presidentit nga Katari Al Khelaifi dhe Aurelio De Laurentiis , duket se nuk ka pengesa të pakapërcyeshme për transferimin e mesfushorit brazilian.
Sepse lojtari pëlqehet jo vetëm nga presidenti, por edhe nga tekniku Tuchel, që pas performances së Allan në sfidën e Parisit në Ligën e Kampionëve dhe me ardhjen e tij është një përforcim luks në mesfushë.
Megjithatë, duhet një ofertë serioze, pothuajse e çmendur, afër 100 milionë euro, për të bindur Napolin që të privojë veten për ta lënë të lirë në janar xhevahirit e tyre.
Një shifër që klubi blu në të kaluarën e ka mbledhur për shitjen e dy kampionëve të tjerë tek PSG.
I pari ishte Lavezzi , i cili arriti nga San Lorenzo me 6 milionë euronë verën e vitit 2012, për tu transferuar më pas në Paris për 30 milion euro.
Më pas ishte Cavani, të cilin Napoli e bleu nga Palermo për 17 milionë euro në vitin 2013, dhe e shitën tek Pariis për 64 milionë euro. (TemA )
Të gjithë prindërit mendojn që fëmijët e tyre do bëhen futbollist.