E bujshme nga Spanja: Neymar dëshiron të kthehet në Barcelonë

11 Janar 2019, 14:09Sport TEMA

Nostalgji për Barcelonën dhe Spanjën. Neymar do të kishte vendosur të largohej nga Paris Saint-Germain dhe të kthehej për të luajtur së bashku me Leo Messin.

Sipas lajmeve të fundit që vijnë nga mediat spanjolle, sulmuesi brazilian ka kontaktuar disa herë me klubin e tij të vjetër për ta bindur atë për të filluar negociatat me PSG.

Jo vetëm kaq, por babai i Neymar që është dhe agjenti i tij dëshiron që të flas drejtpërdrejt me presidentin e Barçës Josep María Bartomeu për t’i raportuar qëllimin e djalit të tij.

Neymar u transferua tek skuadra e PSG-së në korrik të vitit 2016, për shifrën marramendëse prej 222 milion euro.

Deri më tani ylli brazilian ka luajtur 51 ndeshje me fanellën e PSG-së, duke shënuar 46 gola në të gjitha kompeticionet. (TemA)

1 komente në “E bujshme nga Spanja: Neymar dëshiron të kthehet në Barcelonë”

  1. Barca says:

    …. te Barcelona dhe jo ne Barcelona, o trunguj gazetaruq..te Meros… ka punesuar fisin Mero?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje