Elseid Hysaj nuk e ka pritur aspak mirë vendimin e trajnerit Carlo Ancelotti për ta lënë jashtë në dy sfidat e fundit, ndaj Interit dhe Bolognas, ndaj edhe agjenti i tij, Mario Giuffredi, ka shpërthyer duke kërkuar largimin e mbrojtësit shkodran.
Megjithatë, te Napoli nuk duan të hapin një luftë, pasi nuk do të ishte në të mirë të askujt. Për këtë arsye, ditën e enjte, ka pasur një takim mes palëve, që ka zgjatur katër orë. Eshtë folur rreth të ardhmes së shkodranit në lidhje me interesimet e huaja.
Por, risia ka të bëjë me faktin se në atë mbledhje ishte i pranishëm edhe vetë trajneri Carlo Ancelotti, i cili ka sqaruar agjentin e futbollistit shqiptar mbi planet e tij.
“Elsi është i rëndësishëm për Napolin dhe për mua. Fakti që nuk ka gjetur hapësira ka të bëjë edhe me ndryshimet taktike sipas kundërshtarit”, ka qenë shpjegimi i trajnerit.
Ndërkohë, Giuffredi i ka bërë me dije se interesimet konkrete për Hysajn janë nga Chelsea – tashmë i ditur – te Atletico Madrid. Drejtori sportiv, Giuntoli, nuk do të pengojë transferimin e shkodranit, me pakt që duhen 40 mln euro dhe jo më 50 mln sipas klauzolës.
Nëse këto para nuk do të ofrohen, atëherë për Hysajn është gati rinovimi prej 2,5 milionë euro në sezon dhe 500 mijë euro bonus, në rast se arrihen rezultate si kualifikimi në Champions apo fitimi i një trofeu.
5% e ekonomis të çdo shteti i gëlltit sporti.
Hysaj mos tolero, as Angelotin qe sillet si mashtrues! Ata duhet te mesojne se nje goditje e topit nga ty vlen 1000 Euro.
hik o Hysaj ;;; mos ja vare Ancelotiti ;;; Eshte koqe kari ;;;; Iku nga Parisi e hoqen nga Reali se ishte tyc dhe tani ben si ;;;; i ka inat shqiptaret fut mal quit ;;qe eshte djegur nga qymyri ;;; Shko ne anglI se atje nuk jane si disa Italiane tyca ;;; Vejn para nje zeak nje brazilian te dobet para Shqiptareve ;;;; Hysaj meriton me mire ;;Dhe te nderroje agentin se qenka koqe ;;;; Mos firmos dhe beja si Rabiot i Paris Saint Germenit ;;; qe do te iki dhe do ti leje me gishte ne goje biznsesmanet ;;;;;; merci …