Çdo ditë e më tepër, e ardhmja e Elseid Hysajt po bëhet më e paqartë dhe mediat italiane raportojnë se ai po kalon ditët e fundit e Napoli, duke qenë se dëshira e tij që të kalojë në Angli, ku po e kërkon Çelsi.
Megjithatë italianët nuk janë të bindur nga oferta që blutë e Londrës kanë bërë karshi mbrojtësit shqiptar.
20 milionë euro janë të gatshëm të pagujë klubi i Çelsit, ndërkohë që drejtuesit e Napolit janë të bindur se Hysaj largohet vetëm nëse paguhet klauzola që arrin në 50 milionë euro.
Ndërkohë, ditën e djeshme ka pasur një takim kokë më kokë mes agjentit të lojtarit, Mario Xhufredi dhe drejtorit sportiv të Napolit, Kristiano Xhuntoli.
Ky i fundit, i ka siguruar Xhufredit se Ançeloti ka simpati për mbrojtësin shqiptar dhe se ka besim te ai, gjë e cila në fakt nuk po duket. Është pikërisht zgjedhja e Ançelotit, ajo që po e shtyn Hysajn gjithmonë e më shumë larg Napolit.
Tekniku italian, përveç se po e lë vazhdimisht në stol, nuk e aktivizon as në pjesën e dytë duke e kaluar si të tretë apo të katërt.
Megjithatë, drejtori sportiv shprehet se kjo situatë do të ndryshojë dhe se Ançeloti e ka në plane Hysajn për pjesën e mbetur të sezonit.
Po ca faji ka Anxheloti mer aman. Asnje nuk i ka faj ktij djalit.
Ky Xhyfredi, bythqiri, cdo 2-3 muaj shpik nga nje histori: Jo e kerkon Reali, Jo po Manchester United, Jo po Barcelona, Jo po Chelsea, E kolloqithja.
Ky e shkatrroi ket Hysajn. Si nuk po e kupton ai vete. Do jete Rr… K… dhe ai