Zyrtare: Kamza firmos me sulmuesin meksikan, Izazola

9 Janar 2019, 19:08Sport TEMA

David Izazola është goditja e radhës te Kamza.

Skuadra ka periferia e kryeqytetit ka zyrtarizuar firmën me sulmuesin, i cili ka firmosur për një sezon e gjysëm me kamzalinjtë. Izazola vjen pas eksperiencës në Spanjë te Salamanca.

Akordi me meksikanin ishte arritur prej ditësh nga skuadra e Kamzës, por vetëm sot është hedhur e zeza mbi të bardhë.

Izazola është firma e dytë te Kamza në këtë merkato, pas mbrojtësit të huazuar nga Drita, Arbër Shala.

27 vjeçari i lindur në Meksiko City vjen si përforcim për skuadrën e  Ernest Gjokës, i cili shpreson që të shpëtojë skuadrën nga rënia një kategori më poshtë.

Sulmuesi është produkt i shkollës së UNAM, ndërkohë që në të kaluarën ka luajtur edhe për skuadra si Atlanta, Pumas Morelos  dhe Salamanca.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje