Rrëfimi shokues i Buffon: Kam vuajtur nga depresioni në periudhën kur luaja me Juventusin

9 Janar 2019, 14:21Sport TEMA

Portieri i Paris Saint-Germainit, Gianluigi Buffon, ka zbuluar se ka vuajtur nga depresioni, dhe dikur ka humbur një ndeshje me skuadrën e Juventusit pasi nuk ishte në gjëndje që të lunate,  pas një ataku paniku.

Gardiani Italian, kaloi 17 vite me fanellën e Juventusit, duke luajtur 656 ndeshje dhe duke fituar nëntë tituj në Serinë A, përpara se të transferohej tek PSG.

Në një intervistë me Vanity Fair, Buffon rrëfyer momentet e vështira të jetës së tij në periudhën kur aktivizohej me fanellën e “Zonjës së Vjetër”.

“Për disa muaj, gjithçka humbi kuptimin. Dukej sikur askush nuk interesohej për mua. Më dukej sikur të gjithë interesoheshin për Buffonin dhe askush për Gigin.”

Buffon, i cili fitoi Kupën e Botës me Italinë në vitin 2006, thotë se pika e kthesës erdhi në moshën 25 vjeçare kur ai i tha trajnerit të Juventusit se nuk mund të luante në një ndeshje të Serisë A.

“Unë shkova te Ivano Bordon, trajneri i portierave, dhe i thashë atij: ‘Ivano, merrni portierin Antonio Chimenti për të luajtur. Unë kisha pësuar një atak paniku dhe nuk isha në gjëndje për të luajtur në atë ndeshje. Kjo përvojë e vështirë më ka lejuar që të vazhdojë karrierën”, u shpreh Buffon.

40 vjeçari ka shtuar se ka në plan të qëndrojë me PSG për aq kohë sa të jetë e mundur.

Portieri u bashkua me klubin francez me shpresën se mund të arrijë që të fitojë trofeun e “Champions League”. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje