Salah shpallet “Topi i Artë” i Afrikës!

9 Janar 2019, 10:30Sport TEMA

Mohamed Salah shpallet futbollisti më i mirë i vitit 2018-të.

Në mbrëmjen gala të organizuar nga konfederata afrikane e futbollit në Dakar të Senegalit , sulmuesi i Liverpoolit mposhti konkurecën e shokut të skuadrës te The Reds, Sadio Mane dhe bomberit të Arsenalit Pierre Emerick Aubameyang, shkruan SS.

Falë paraqitjeve të shkëlqyera me fanellën e Liverpoolit gjatë sezonit të kaluar Salah e fitoi për të dytin vit radhazi këtë çmim prestigjoz.

Keqardhje për Sadio Mane që në 3 vitet e fundit është renditur dy herë i dyti dhe një herë i treti duke mos u ngjitur në asnjë rast në shkallën më të lartë të podiumit.

Përsa i përket Aubameyang, ai e ka fituar në 2015-ën çmimin e lojtarit më të mirë afrikan të vitit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje