Duka i bashkohet Partizanit

8 Janar 2019, 17:04Sport TEMA

Skuadra e Partizanit është duke u përgatitur prej disa ditësh në Antalia të Turqsië për gjysmën e dytë të kampionatit.

Të kuqtë po kryejnë nga dy seanca në ditë, ndërsa sot me skuadrën në Hotel “Miracle Resort” ku ekipi po zhvillon minifazën përgatitore, është bashkuar edhe Dilaver Duka.

Mesfushori 29 vjeçar është vënë nën urdhrat e trajnerit Skënder Gega, përgjatë seancës së pasdites.

Duka është një lojtarë që ka luajtur në Amerikë me skuadra të ndryshme, ndërsa ekipi i fundit ku është aktivizuar është Motoun.

Ky është përforcimi i tretë për skuadrën e Partizanit pas Jusufit dhe Hysenit.

Të mërkurën Partizani do të zhvilloj edhe testin e parë miqësor me turqit e Sivasspor, ndeshje e cila do të luhet në 13:00 me orën shqiptare. (TemA)

1 komente në “Duka i bashkohet Partizanit”

  1. Sancho Pancha says:

    Dilly Duka te Partizani ? Ka teknike ky, po cik frikacak, s’para lufton per topin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje