Lionel Messi me vlerën e tërë skuadrës së Realit të Madridit. Mund të duket e pabesueshme, por nëse u referohesh shifrave, gjithçka bëhet edhe më e qartë. “Ylli” i Barcelonës hapi rezultatin e ndeshjes për të tijtë në sfidën e radhës të La Liga-s, të dielën, kundër Getafes (2-1). Për të ishte goli i 16-të në këtë sezon në La Liga.
Po t’u shtosh finalizimeve të tij edhe 10 asiste, do të thotë se është përfshirë në 26 gola të Barcelonës. Ky numër është më i madh se golat e shënuar nga e gjithë skuadra e Real Madridit, këtë sezon.
Karim Benzema është golashënuesi kryesor i “Los Blancos” në La Liga, me shtatë gola. Gareth Bales dhe Sergio Ramos vijnë pas francezit, me nga katër gola secili. Mbrojtësi brazilian, Marcelo, ka shënuar 2 gola, ndërsa bashkëlojtari i tij 18-vjeçar, Vinicius Junior, i cili u transferua nga Flamengo në “Bernabeu” kohët e fundit, për 40 milionë euro, e ka gjetur rrugën e rrjetës një herë.
Nëse dekadën e fundit në La Liga njerësit ishin mësuar të krahasonin Messin me Ronaldon, me largimin e luzitanit drejt Juves, krahasimi bëhet me tërë ekipin “Los Blancos”. Një e dhënë trodnitëse që tregon rënien e menjëhershme të Realit duke mos patur më shërbimet e CR7.
Çfare mu. Cr 7 .
Akoma nuk binden Bardhoshkat ane e mbane se LEO MESSI eshte GJENIU i Futbollit ?
Fiks e ke thene ‘kodra’
Sa driblime, finte, levizje, aksione, pasa gjeniale, perveç golit dhe faullit qe solli te dytin, beri Messi dje
CR14,5 ishujt kajman Ronaldo nuk i ben as per nje vit te tere te mbledhura se bashku
CR ka 3 vjet ben nga 30 ndeshje ne vit, gjysmen e atyre qe luante mesatarisht
kurse messi nuk zbret asnjehere nga 50 ndeshje vit per vit
golshenues rekord
asist rekord
pasime rekord
driblues rekord
tituj rekord
po mire qe ska fiti gje me Argjentinen qe te mbajne urrejtesit e tij debatin gjalle nese eshte apo jo me i miri se po ti kishte marre dhe ato do merreshin me veshjet e tij e komentonin drekat apo darkat
hahahahah
te fala nga cr perdhunuesi, egoisti, hajduti, mashtrusi, narcizisti evgjito-portugez
“Best” !
Jam ai i dikurshmi …pavarsisht se jam metamorfozuar .
Te pershendes !
Deri ne Janar te vitit 2018, Ronaldo kishte shenuar vetem dy here ne La Liga ne sezonin qe shkoi. Nuk eshte Ronaldo qe ka sjelle renien e Realit, jane faktore te tjere.