Piatek, Milan përpiqet të djegë Juventusin, Interin dhe Napolin

7 Janar 2019, 12:09Sport TEMA

Krzysztof Piątek do të jetë një nga emrat që në merkaton e verës do të ketë një interes të lartë nga skuadrat elitare të Serisë A, por edhe nga klube të njohuara në kampionate të tjera europiane.

Gjithsesi, fakti është se nuk do të lëvizë nga Genoa në këtë merkato dimri.

Të gjitha skuadrat kryesore italiane janë gati të bëjnë ofertat e tyre për të marrë shërbimet e bomberit te Genoas që po zhvillon një sezon spektakolar në gjysmën e parë të kampionatit ku ka shënuar 13 gola dhe është në rrugën e mbarë të një karriere sensacionale duke pasur parasysh se është vetëm 23 vjeç.

Juventusi, Napoli, Milani dhe Interi, janë të gjitha në kontakt me Genoan për sulmuesin Piatek.

Dhe vetëm rossonerët, në këtë moment, duket se janë një hap përpara. Leonardo ka nisur kontaktet me Preziosin për të arritur një marrvesgje për një transferimin të Piatek në verë në “San Siro”.

Koha në këto momente është vendimtare për shkak se Milan, për të gjitha arsyet që dimë, nuk mund të përballojë të fillojë një ankand në rritje me ata që sot janë më të fortë. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje