VIDEO: "Biftek 24-karatësh me vlerë 1200 euro tek Nusret", Bayern gjobit Ribery sepse sulmoi fansat

6 Janar 2019, 17:52Sport TEMA
VIDEO: "Biftek 24-karatësh me vlerë 1200 euro tek Nusret",

Lojtari francez, 35 vjeç, ishte duke iu përgjigjur kritikave pasi kishte ndarë një video të tij në rrjetin social duke shijuar një biftek të shtrenjtë të veshur me ar.

Ai sulmoi njerëzit “xhelozë” dhe tha se ai nuk u detyrohej asgjë “urrejtësve”.

Drejtori sportiv i klubit nuk specifikon se sa Ribery ishte dënuar, por e përshkroi gjobën si “të rëndë”.

Ai përdori fjalë që ne … nuk mund ta pranojmë dhe se Franck nuk ka të drejtë të përdorë, si një model dhe lojtar“, u tha gazetarëve të dielën Hasan Salihamidzic.

Kam pasur një bisedë të gjatë me Franckin dhe e kam lënë të kuptoj se ne do të impononim një gjobë të rëndë tek ai dhe ai e pranoi atë,” shtoi ai.

Videoja tregoi lojtarin në një restorant në Dubai në pronësi të kuzhinierit të famshëm turk Nusret Gokce, i cili gjithashtu njihet si “Salt Bae” në mediat sociale.

Atij i është shërbyer një biftek 24-karatësh, me vlerën e 1200 euro nga Nusret Gokçe.

Nuk është pritur mirë kjo nga tifozët dhe të tjerët të cilët e kritikuan atë. Por edhe Ribery nuk i ka marrë mire kritikat, ku me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, nuk ka arritur dot të përmbahet.

Ai u sulmua me një breshëri kritikash nga ata që thoshin se videoja ishte e pacipë.

Suksesi është imi, mbi të gjitha, faleminderit Perëndisë, dhe të dashurit e mi që besuan tek un“, tha Ribery në një nga postimet e tij.

Futbollisti kritikoi mediat për shpërfilljen e punës së tij si bamirës.

Ai tha se ishte i lirë të shpenzonte paratë si i pëlqente. Me këtë rast, drejtori sportiv i klubit tha se Ribery ishte ftuar në restorant dhe kështu nuk e pagoi faturën.

Gokce zotëron disa restorante luksoze në SHBA, Lindjen e Mesme dhe Turqi, dhe videot e tij për gdhendjen e mishit janë shikuar nga miliona njerëz.

Ai ka shërbyer një numër të famshëm, përfshirë futbollistët si Cesc Fabregas dhe Kevin de Bruyne, Messi, Ronaldo e shumë futbollista të tjerë.

Por kjo nuk është hera e parë që një figurë e mirënjohur është kritikuar për ngrënie në një nga restorantet e tij.

Në shtator, presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, shkaktoi zemërim kur vizitoi restorantin Nusr-Et të Gokce në Stamboll.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje