Kalendari/ Aktivitetet në vend kthehen në fund të janarit, datat e Kupës dhe Superiores

5 Janar 2019, 13:29Sport TEMA

Klubet shqiptare do të kthehen përsëri në fushat e lojës për aktivitetet zyrtare pas më pak se 3 javësh, gjatë të cilave do të zhvillojnë fazën përgatitore në vendin tonë apo jashtë.

FSHF ka vendosur që të ndryshojë planin e fillimit të kampionatit të Superiores, duke shtyrë me një javë fillimin e saj dhe duke bërë që aktiviteti i parë për vitin 2019 të jetë Kupa e Shqipërisë.

Kështu, më datë 23 janar në fushë do të zbresin 16 skuadrat që kanë mbetur në garë në Kupën e Shqipërisë, ku shumë ekipe do të “testojnë” edhe ndryshimet që kanë bërë gjatë merkatos së janarit dhe fazës përgatitore në përbërjen dhe lojën e skuadrës.

Ndërkohë, ndeshjet e Superiores dhe ato të Kategorisë së Parë do të luhen vetëm në fundjavën vijuese, më 26-27 janar, për t’i dhënë rrugë vazhdimit të plotë të sezonit futbollistik në vendin tonë.

KUPA E SHQIPËRISË
23 janar 2019

Partizani-Kastrioti
Kamza-Vllaznia
Luftëtari-Egnatia
Skënderbeu-Besëlidhja
Kukësi-Apolonia
Laçi-Bylis
Teuta-Lushnja
Flamurtari-Tirana

KATEGORIA SUPERIORE
Java 19
26-27 janar 2019
Skënderbeu-Partizani
Teuta-Flamurtari
Kukësi-Laçi
Luftëtari-Kastrioti
Tirana-Kamza

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje