Real "skuqet" dhe mposhtet, Januzaj me shokë e kthejnë 15 vite mbrapa

6 Janar 2019, 20:34Sport TEMA

Një barazim dhe një humbje. Kështu ka filluar 2019-ta e Real Madrid, skuadra që e mbylli 2018-ën si kampione e botës.

Zhgënjimi i radhës për “Los Blancos” ka ardhur në shtëpi kundër Real Socidead-it të Adnan Januzaj, belgu me origjinë shqiptare.

Miqtë kanë fituar 2-0 falë një penalltie të Willian Jose pas 3 minutash lojë dhe një goli të shënuar nga Pardo në të 83-ën.

Sociedad është kthyer të fitojë një ndeshje të kampionatit në  “Bernabeu” pas 15 vitesh. Kjo ka qenë edhe fitorja e parë e miqve në këtë kampionat pas katër humbjesh të njëpasnjëshme.

“Los Blancos”, që e kanë mbyllur ndeshjen   me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Lucas Vazquez në minutën e 61-të, mbeten në vendin e pestë të renditjes me 30 pikë.

1 komente në “Real “skuqet” dhe mposhtet, Januzaj me shokë e kthejnë 15 vite mbrapa”

  1. ben says:

    Persd permendet Januzaj qe nuk ka asnje merite per fotoren e ekipit te tij?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje