Institutet kërkimore ndryshojnë, por Kylian Mbappé është praktikisht gjithmonë në krye të të gjitha renditjeve.
Sulmuesi i PSG, është në krye të renditjes së lojtarëve më të shtrenjtë në mesin e 5 kampionateve kryesore të hartuara nga CIES ( Observatori i Futbollit), i vlerësuar me 218.5 milionë euro.
Kampioni i botës i paraprin sulmuesit Harry Kane të Tottenhamit që vjen në vendin e dytë me 200.3 milionë euro dhe Neymar që pozicionohet në vendin e tretë me 197.1 milion euro.
Në mesin e 27 lojtarëve me një vlerë të llogaritur prej mbi 100 milionë euro, gjashtëmbëdhjetë janë nga Premier Ligë, pesë nga La Liga, tre nga Serie A, dy nga Ligue 1 dhe një nga Bundesliga.
Njëmbëdhjetë vende kanë përfaqësues me një vlerë të parashikuar mbi 100 milionë euro: Brazil (6 lojtarë), Angli (5), Francë (5), Argjentinë (2), Portugali (2), Belgjikë (2), Egjipt (1) , Gjermania (1), Senegali (1), Uruguai (1) dhe Italia (1).
Lojtari më i shtrenjtë në kampionatin italian është sulmuesi që luan me skuadrën e Juventusit Paulo Dybala.
I vetmi lojtar italian i vlerësuar mbi 100 milionë është Lorenzo Insigne nga Napoli. (TemA)