15-vjeçari i Juventusit që mposhti kancerin, Pogba mesazh emocionues për Bryan!

7 Janar 2019, 12:36Sport TEMA

Një histori e bukur dhe e mrekullueshme. Bryan është rikthyer në fushë, është rikthyer të veshë fanellën e Juventusit kundër Bolonjës, ne sfiden e U-15.

Por rezultati nuk llogaritet: ajo që ka rëndësi është se Bryan, një lojtar i ri i Juventusit, veshi numrin e tij 18 dhe më në fund luajti.

Një histori e mrekullueshme sepse Bryan është kthyer në fushën e lojës, pas sëmundjes me kancer në vitin 2015, dhe tashmë historia përfundoi me sukses.

Klubi i Juventusit është pranë tij dhe shembulli vjen para së gjithash nga Paul Pogba i cili është ndër të parët që jep një mesazh për tifozin e tij:

“Një bekim! Shpresoj të të shoh së shpejti, Bryan! Jam krenar për ty”, shkruan Pogba. (TemA)

 

What a blessing it is that Bryan beat cancer and now played his first game with Juve U15. So proud of you my friend, merci for being an inspiration to me and so many others. Hope to see you soon! #fightcancer #beatcancer #thisiswhyweplay pic.twitter.com/J8Yr5Nvka3

— Paul Pogba (@paulpogba) January 6, 2019

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje