Cristiano Ronaldo synon të jetë gjithmonë numër 1, dhe nuk mund të gjejë një vend më të mirë se Juventusi ku fitorja është e vetmja gjë që ka rëndësi dhe të vazhdojë të regjistrojë rekorde dhe trofe.
CR7 tashmë është pershtatur në mënyrë të përsosur në Torino dhe është gati për një 2019-të plot suksese të skuadrës dhe pse jo, personale.
Vendi i dytë në renditjen e Topit të Artë nuk e ka mërzitur atë, megjithëse braktisi ceremoninë, ndërsa bëri të kundërtën në Dubai ku ishte i pranishëm në vend, kur trofetë ishin për të.
Askush nuk ka arritur të fitojë titullin e golashënuesit më të mirë në tre nga 5 kampionatet evropiane: Serie A, Premier League, La Liga, Bundesliga dhe Ligue 1.
Sulmuesit më të mëdhenj kanë ndalur me suksese të dyfishtë. Ibrahimoviç 2 herë në Serinë A me Interin dhe Milanin dhe 3 herë në Ligue 1 me PSG.
Cavani 1 herë në Serinë A me Napolin dhe 2 herë në Ligue 1 me PSG.
Suarez, Dzeko, Toni dhe Vieri ishin golashënuesit kryesorë në 2 kampionate.
CR7, pasi fitoi Premier Leaguen me Manchester United në vitin 2007/2008 dhe 3 herë La Ligan me Real Madridin me 48 gola të shënuar në sezonin 2014/2015, synon të jetë i pari bomber që të shpallet golashënues në tre liga të mëdha.
Mbyllja e gjysmës së parë të sezonit me 14 gola është një fillim i mirë.
Konfirmimi si kampion në fund të sezonit që do të ishte titulli i tetë rradhazi për Juventusin e tij, do t’i sillte një rekord tjetër.
Ronaldo do të ishte i vetmi debutues në Serinë A që do fitonte kampionatin dhe titullin e golashënuesit dhe do të kujtohet nga të gjithë … si numri 1. (TemA)
Je nje kokerr mashtruesi. nuk je gazetar,je gazekar. Lexo perpara se te shkruash
dhe mos genje kaq hapur,se e kuptojne qe je nje koqe kandari. Mundet te jesh nje tifoz
i Ronaldos,dhe kjo eshte e drejta jote,por mos deformo faktet.