Sinemati për trukimet e Luftëtarit: Duka tha ‘fiton edhe pa lekë”, ja ku janë

7 Janar 2019, 23:19Sport TEMA

Opinionisti sportiv Gëzim Sinemati ka komentuar dokumentin e fundit të bërë publik rreth hetimit të UEFA-s për Luftëtarin.

Sipas tij, FSHF ka bërë publik dokumentin sepse po kërkon të distancohet, edhe pse do ta ketë të pamundur.

“Për një dokument të tillë Prodanin e shkarkuan se i intereson Federatës kjo, se do të distancohet. Kjo është çështje e madhe, mënyra se si shkojmë në Europë. Kjo punë kështu është te ne, këtë dimë të bëjmë, duhet kurajë dhe papërgjegjshmëri e madhe që nga Skënderbeu të jetë një ekip i dytë. Ata nuk mund të tërhiqen dot, pavarësisht se UEFA i ka thënë federatës të mos ndërhyjë. Për brezin si Braho, është goditje e madhe. Nëse kujtonim Luftëtarin e bukur, ja ku shkon, në një fund tragjik, është çështje sistemi, jo Luftëtari.

Nëse ju kujtohet, në takimin e Ligës, presidenti bëri humor me pjesëmarrësit. Tha ‘Tirana hedh lekë e humbet, kurse luftëtari fiton pa lekë”. Ja ku janë paratë.

Kjo shkon përtej Luftëtarit, shkoi në Europë, shiti lojtarë. Çfarë të kërkonte më shumë Luftëtari nga ai sezon. Por në këtë moment bën këtë në fushë që mos luash futboll të ndershëm”, tha Sinemati.

2 komente në “Sinemati për trukimet e Luftëtarit: Duka tha ‘fiton edhe pa lekë”, ja ku janë”

  1. BOHOTINA says:

    Mire e ke ti Sinemati, por Duka eshte nje vampir qe di te vjedhe, siç po qendron 5 mandate ne krye te FSHF. Manipulim i hapur, me vota te pa qena dhe sistemi vazhdon. Te gjithe fryjne syte para nje delenxhiu.

  2. leko says:

    Sa te jete ne krye te federates Duka i DROGES keq e me keq do shkoi futbolli se ai eshte i pa ngopur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje