FIFA ka publikuar formacionin më të mirë të vitit 2019 , me një skemë 4-3-3.
Klubi më i përfaqësuar është Real Madridi me 4 lojtarë, ndërsa 7 të tjerët janë nga klubet e Juventusit, Manchester United , Liverpool, Chelsea, Manchester City , PSG dhe Barcelona.
Franca si kampione e botës, ka më shumë përfaqësues me 3 lojtarë, të ndjekur nga Spanja me 2 dhe më pas vijnë Holanda, Brazili , Kroacia, Belgjika, Argjentina dhe Portugalia të gjitha me një lojtar.
Ajo që bie në sy është se nuk ka asnjë lojtarë nga Italia, ndërkohë i vetmi që luan në Serinë A është lojtari i Juventusit, Kristiano Ronaldo më “Top 11-shen” e FIFA 2019. (TemA)