Në Spanjë e bëjnë fakt të kryer: Higuain i thotë po Chelseas!

9 Janar 2019, 12:43Sport TEMA

Gonzalo Higuaín tashmë i ka thënë po ofertës së paraqitur nga Chelsea dhe në orët e ardhshme mund të finalizohet transferimi i tij në klubin anglez nga Milano.

Lajmi eshte dhene nga spanjollja Marca.

Argjentinasi, në këtë mënyrë, do të takohet përsëri me trajnerin Sarri , teknik me të cilin ai zhvilloi sezonin e tij më të mire tek Napoli, duke shënuar 37 gola.

Ardhja e Higuaín do të hape përfundimisht dyert e largimit për Alvaro Moratan, i cili kërkon një destinacion të ri për të pasur më shumë hapsira, pasi me “Blutë e Londrës” nuk arriti dot që të përshtatej.

Tashmë me largimin e bomberit argjentinas, Milani është duke planifikuar për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Nëse nuk arrihet që të finalizohet me sukses ardhja e Moratës, kuqezinjtë do të synojnë afrimin e Piatek që aktivizohet me skuadrën e Genoas, por nuk do të jetë e lehtë për të bindur presidentin Preziosi. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje