Mavraj, elozhe për Superioren dhe hedh kandidaturën: Unë në Federatë? Sigurisht!

9 Janar 2019, 11:41Sport TEMA

Duket se Mërgim Mavraj e sheh veten në një të ardhme pjesë të Federatës Shqiptare të Futbollit pasi e cilëson një objektiv për këdo që të punojë në maksimum të aftësive për vendin e tij.

Kapiteni i përfaqësueses shqiptare ka qenë pjesë e një bashkëbisedimi me tifozët në faqen e Ingolshtad dhe aty ka zbuluar disa objektivat me të cilët ka mburritur në radhët e skuadrës gjermane, por edhe ka treguar për jetën e tij personale.

I pyetur nga një tifoz nëse e mendonte të luante në kampionatin shqiptar ndonjë ditë, Mavraj ka thurur elozhe për Superioren, edhe pse e sheh pak të mundshme që të luajë aty një ditë.

“Nuk i dihet kurrë. Unë di që të luash për ekipin kombëtar është gjëja më e madh për një shqiptar. Mendoj se kampionati shqiptar po bëhet gjithnjë e më i mirë e më i fortë. Por mendoj se ka pak mundësi të ndodhë”, tha ai.

Ndërkohë, i pyetur nga shoku i tij i skuadrës, Filitp Hervadgen, me të cilin po zhvillonte këtë bashkëbisedim, nëse e mendonte të punonte në Federatë si një funksionar, Mabraj ka kthyer menjëherë përgjigje pozitive. “Sigurisht! Të punosh, të luash apo të bësh maksimumin për vendin tënd, është gjithmonë një qëllim për këdo”, tha ai.

2 komente në “Mavraj, elozhe për Superioren dhe hedh kandidaturën: Unë në Federatë? Sigurisht!”

  1. Fadili, Malesi e Madhe says:

    Edhe nje pyetje, o Mavraj: Pse erdhe me kombetaren tone, kur u bëre 25 vjeç, nderkohe qe ftesa te ishte bere shume vite me pare…?! Ti nuk mund te behesh kurre nje “Lorik Canë”,i cii iu bashkua kuqezinjeve 20 vjeç, nderkohe qe mund t’i bashkohej çdo ekipi në Evropë…

    1. MK says:

      Fadil,
      Ke te drejte pasiqe Mavraj e refuzoi kombetaren per disa vite dhe vetem pasi e pa qe nuk ka mundesi me Gjermanine, erdhi tek ne.
      MIREPO, Mavraj ka qene i ri atehere dhe ndoshta eshte keshilluar gabimisht. Une mendoj qe e rendesishme eshte qe ne fund ka ardhur tek ne dhe ka dhene kontributin e tij. Mendoj qe ne jete te gjithe bejme gabime dhe duhet te falim me shume e mos te mbajme meri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje