Bayerni zyrtarizon afrimin e kampionit të botës, Benjamin Pavard!

9 Janar 2019, 13:27Sport TEMA

Bayern Munich ka arritur zyrtarisht marrveshjen me mbrojtësin Benjamin Pavard i cili luan me klubin gjerman të Stuttgart.

Pavard i cili fitoi Kupën e Botës me kombëtaren e Francës do tu bashket kampionëve të Bundesligës në muajin korrik.

Talenti 22 vjeçarë do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me bavarezët.

“Jemi të kënaqur dhe krenar që siguruam shërbimet e një lojtari si ai,” tha drejtori sportiv i Bayernit Hasan Salihamidzic.

Pavard ishtë një nga yjet e kombëtares së Francës që e ndihmoi skuadrën e tij të fitojë Kupën e Botës në “Rusi 2018” dhe shënoi një gol spektakolar në takimin kundër Argjentinës.

Bayern është duke kryer fazën përgatitore të dimërit dhe sfida e parë do të jetë më 18 janar kundër Hoffenheimit.

Skuadra e drejtuar nga Kovaç renditet në vend të dytë në Bundesligë, gjashtë pikë prapa liderëve të Borussia Dortmundit. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje