Kosova “leksion” Shqipërisë, sistemi VAR mbërrin në 2 stadiume

9 Janar 2019, 12:34Sport TEMA

Kosova vazhdon të surprizojë! Shumë shpejt në impiantet “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe “Adem Jashari” në Mitrovicë do të ketë një dhomë apostafat për sistemin VAR.

Lajmi është konfirmuar për Sportin në KTV nga sekretari i Federatës, Eroll Saliu. 

Sistemi VAR pritet të përdoret në ndeshjet ndërkombëtare qoftë të klubeve apo edhe të Përfaqësueses. 

Kosova duket qartë që  është një hap para Shqipërisë për sa i përket takimit me teknologjinë.

“Do të ishte ideale që ta përdornim VAR-in në ndeshjet e arenës ndërkombëtare.

 Nga ana teknike nuk besoj se kushton shumë. 

Jemi në hapat e para. Grupi do të punojë ngushtë me UEFA-n, në mënyrë që të mësojmë për kushtet teknike. 

Do të ishte ideale në qoftë se VAR-i do të përdorej edhe në ndeshjet e Superligës kosovare. 

Dalëngadalë do të përpiqemi ta implementojmë. Federata ka potencial që ta aplikojë menjëherë sistemin VAR”, u shpreh sekretari i Federatës së Kosovës.

2 komente në “Kosova “leksion” Shqipërisë, sistemi VAR mbërrin në 2 stadiume”

  1. rrema says:

    Kjo eshte e qarte se ne krye te federates Kosova nuk ka ne krye hajdut si Duka i droges…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje