Paraqitje dinjitoze e Partizanit ndaj Sivaspor, një penallti u mohon të kuqve fitoren

9 Janar 2019, 15:14Sport TEMA

Partizani ka bërë një paraqitje dinjitoze në sfidën e parë miqësore të zhvilluar në Antalia ku po kryen mini fazën përgatitore të dimrit.

Të kuqtë barazuan me rezultatin 1-1 ndaj skuadrës së Superligës Turke, Sivaspor,  ku bën një paraqitje mjaft të mirë gjatë gjithë 90-minutave.

15-herë kampionët e vendit ishin ata që kaluan të parët në avantazh në këtë takim me anë të mesfushorit Jasir Aasni në minutën e 47-të.

Megjithatë, reagimi i Sivasporit erdhi në minutën e 67-të ku fituan një penallti të dyshimtë dhe nga pika e bardhë Torje e dërgoi topin në fund të rrejtës.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit, me të kuqtë që dalin të kënaqur nga ky test i parë miqësor ku përballë kishin një kundërshtar tepër të vështirë.

Në këtë takim trajneri Skënder Gega, ka bërë disa ndryshime ku u larguan Hoxha, Mensah, Hila, Asani, Ibrahimi, Trashi dhe Mala, dhe në lojë hynë  Xhika, Kardoso, Kote, Çinari, Bitri, Kalari dhe Hyseni.

Testi i rradhës për Partizanin do të jetë më datë 11 janar kundër Antalyaspor, ndërsa miqësorja e fundit do të jetë kundër gjigandëve të futbollit kroat, Dinamo Zagreb. (TemA)

2 komente në “Paraqitje dinjitoze e Partizanit ndaj Sivaspor, një penallti u mohon të kuqve fitoren”

  1. Sara says:

    Laye nam duke u bere reklame morrave te kuq

    1. pompisti says:

      Partizani historikisht te ka pompuar ty Sara dhe rob e tu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje