Flamurtari ka konfirmuar krizën e rezultateve edhe për vitin 2019.
Kuqezinjtë e Ilir Dajës nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në takimin miqësorë të zhvilluar ditën e sotme kundër Lushnjes.
Golat në këtë takim miqësorë u shënuan nga sulmuesi Andi Ribaj për vlonjatët, ndërsa për Lushnjen shënoi Dervishi, të cilët vulosën shifrat në 1-1.
Në këtë takim miqësorë trajneri i vlonjatëve, Ilir Daja, ka pasur disa mungesa të rëndësishme si Bushiç, Beqaj e Veliu.
Bregdetarët po përballën gjithashtu edhe me një krizë financiare pasi futbollistët kanë prej shumë muajsh që nuk paguhen nga presidenti Sinan Idrizi.
Disa prej tyre e kanë dërguar çështjen dhe në FIFA për të kërkuar pagat e prapambetura që u ka klubi. (TemA)