Ditë miqësoresh për skuadrat e Superiores, fitojnë Skënderbeu, Teuta dhe Kastrioti

9 Janar 2019, 16:21Sport TEMA

Skuadrat po përfitojnë nga pushimet e fundvitit për t’u përgatitur për pjesën e mbetur të sezonit dhe gjatë kësaj kohe, ka pasur disa ndeshje miqësore.

Sot kanë zbritur në fushë Skenderbeu dhe Tirana qe jane perballur me njera tjetren, por edhe Teuta se bashku me Kastriotin, që kanë pasur përballë përkatësisht Erzenin dhe Besën.

Në pjesën e parë Skënderbeu humbi Bregun për shkak dëmtimi, megjithatë në pjesën e dytë korçarët gjetën forca dhe reaguan mirë. Ardit Hoxhaj barazoi shifrat dhe më pas Oto Xhon shënoi golin e dytë. Të dy golat erdhën nga lojtarë që e nisën nga stoli këtë miqësore të parë të fazës përgatitore.

Trajnerët Orges Shehi dhe Ardian Mema kanë parë gjendjen e të gjithë futbollistëve që kishin në dispozicion. Shehi e nisi ndeshjen me formacionin tip, kurse Mema u besoi lojtarëve të rinj si Ismailgeci dhe Muçi, me këtë të fundit që i dha një sinjal të qartë me golin e shënuar.

Nderkohe, Teutat e Shkëmbit, kanë arritur të fitojnë ndaj Erzenit me rezultatin 2-1, ku golat e shënuar nga Progni në të 75-ën dhe Vila në minutën e fundit, kanë përmbysur golin e shënuar nga Mahmuti në minutën e 30.

Sakaq, fitore ka arritur të marrë edhe Kastrioti i Bledar Devollit ndaj Besës me rezultatin 0-1. Vendimtar ka qenë goli i shënuar në minutën e 65 nga Taulant Marku, për të bërë që Devolli ta nisë aventurën e tij në krye të Kastrioti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje