Taulant Xhaka është një nga lojtarët më të mirë tek skuadra e Bazelit në superligën zviceriane.
Mesfushori i kombëtares shqiptare është pretendent për të fituar ccmimin e golit më të bukur të vitit 2018.
Xhaka ka realizuar një gol spektkolar në sfidën kundër Young Boys që është përzgjedhur si kandidat për të fituar ccmimin si goli më i bukur i vitit, i cili do të vendoset më datë 28 janar në Zvicër.
Ndërkohë, vetë lojtari kuqezi u ka kërkuar mbështetje të gjithë fansave të tij që ta votojnë atë në faqen zyrtare të Federatës zvicerane, deri më 18 janar, në orën 12:00. (TemA)