Partizani ka luajtur në Antalia miqësoren e dytë në këtë fazë përgatitore, ku përballë kishte vendasit e Antaliasporit.
Ndeshja u mbyll në barazim 1-1 dhe ky test i shërbeu teknikut Gega për të provuar elementë të rinj dhe për të parë gjendjen e tyre. Ai ka aktivizuar formacionin e dytë fillimisht dhe në pjesën e dytë titullarët.
jesa e parë është mbyllur 1-0, ku Partizani pësoi gol që në minutën e dytë nga Sinik. Sapo ka nisur pjesa e dytë, Partizani ka barazuar shifrat në 1-1 me Jurgen Bardhin, i hedhur në fushë në pjesën e dytë.
Trajneri Gega ka larguar nga fusha Xhikën, Kodrën, Bitrin, Kalarin, Koten, Çinarin, Feratin dhe Jusufin, duke aktivizuar përveç Bardhit edhe Hoxhën, Ibrahimin, Atandën, Trashin, Telushin, Malën dhe Asanin.
Partizani ka pasur një rast për golin e dytë me Lorenc Trashi, i cili ka ekzekutuar një goditje dënimi, por ka grushtuar bukur portieri kundërshtar. Ishte miqësorja e dytë turke dhe barazimi i dytë me rezultatin 1-1.
Ndeshjen e radhës Partizani e ka me Dinamon e Zagrebit më 14 janar.