Chelsea, Sarri vazhdon të ëndërrojë Higuain

11 Janar 2019, 16:11Sport TEMA

Maurizio Sarri sapo ka mbushur 60 vjeç, por Chelsea ende nuk i ka bërë atij një dhuratë të mirë.

Tekniku i Bluve të Londrës po pret që klubi t’i dhurojë dy përforcime të rëndësishme në këtë merkato janari dhe dëshira kryesore e italianit është afrimi i Gonzalo Higuain.

Në konferencën për shtyp, trajneri i londinezëce nuk e përmendi sulmuesin e Milanit, por ishte i qartë:

“Siç e dini, unë mendoj se kemi nevojë për dy lojtarë, por është në klub që vendos”, tha Sarri.

Higuain shihet si sulmuesi ideal për skuadrën e Chelseas në majën e sulmit pasi Morata dhe Giroud nuk kanë bindur trajnerin Sarri. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje