Salah rikthen Liverpulin tek fitorja

12 Janar 2019, 18:11Sport TEMA

Liverpuli është rikthyer tek fitorja pas humbjes së parë të pësuar nga rivali direkt për titullin kampion, Manchester City.

“The Reds” triumfuan në transfertë përballë skuadrës së Brightoni në “Amex Stadium”, me rezultatin e ngushtë 1-0.

Mohamed Salah ishte njeriu i fitores për skuadrën e tij duke mos gabuar nga pika e bardhë e 11 metërshit duke i dhënë tre pikë të rëndësishme Liverpulit në rrugën drejt titullit kampion.

Me këtë sukses Liverpooli ngjitet në kuotën e 57 pikëve pas 22 ndeshjeve, shtatë më shumë se Manchester City në vendin e dytë, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndërkohë, Arsenali është mposhtur nga West Ham me rezultatin pas golit të shënuar Declan Rice.

Një sukses i rëndësishëm për West Ham që me këtë fitore pozicionohen në vendin e tetë me 31 pikë, kurse Arsenali mbetet në vendin e pestë me 41 pikë.

Rezultatet e Premier League

West Ham 1-0 Arsenal

Brighton 0-1 Liverpul

Burnley 2-1 Fulham

Cardiff 0-0 Huddersfield

Crystal Palace 1-2 Watford

Leicester 1-2 Southampton

(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje