VIDEO: Suarez e Mesi japin spektakël, Barcelona kalon pa telashe Eibarin

13 Janar 2019, 20:39Sport TEMA

Humbja përballë Levantes në mesjavë në Kupën e Mbreti duket se është harruar shpejt nga Barcelona e cila me Mesin dhe Suarez në formacion është një skuadër krejtësisht ndryshe.

Uruguaiani dhe argjentinasi që mungonin pak ditë më parë, kanë dhuruar spektakël sot duke ndihmuar katalanasit të kalonin pa shumë probleme në kampionat Eibarin i cili rezistoi më pak se një orë lojë.

Katalanasit kaluan në avantazh në minutën e 19 më anë të Suarez pas një aksioni të jashtëzakonshëm me kombinime në mesfushë, të finalizuar nga uruguaiani.

Ndërsa më pas Eibar ktheu të gjithë forcat mbrapa për të evituar një goleadë të pritshme e bëri që shifrat deri në pushimin e ndeshjes të ishin vetëm 1-0 për ekipin vendas.

Por me kthimin në fushë të skuadrave, Barcelona rriti ritmin dhe pas një gabimi në mesfushë, një aksion i shkëlqyer me kombinimin Suarez-Mesi nxori argjentinasin para portës, ku ky i fundit nuk gaboi duke shënuar golin e 2-0.

Në minutën e 59 erdhi edhe goli i tretë, këtë herë me Suarez i cili përfitoi nga një përgjumje të kundërshtarëve në rivënien anësore dhe për të shkuar i qetë drejt portës ku shënoi golin që vulosi rezultatin përfundimtar të sfidës dhe çoi përsëri në +5 diferencën nga Atletiko Madrid.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje