Pas dy barazimeve rradhazi skuadra e Partizanit është mposhtur në miqësoren e tretë të zhvilluar në Antalia.
Të kuqtë u mundën me rezultatin e ngushtë 2-1 përballë Dinamos së Zagrebit.
Jurgen Bardhi i dha epërsinë Partizanit që në startin e ndeshjes, por nuk arritën dot që të ruanin epërisnë pasi koratët përmbysën gjithçka me anë të Moro dhe Petkoviç.
Ky ishte testi i tretë miqësorë për Partizanin i cili do të qëndrojë deri më datë 18 në Antalia për tu kthyer më pas në Shqipëri për tu përgatitur për ndeshjen e parë të fazës së tretë kundër Skënderbeut.
Ndërkohë, Kukësi ka bërë një performancë spektakolare në miqësorën ndaj Shakhter Karagandi.
Për verilindorët shënuan Shkurtaj dhe Cyrbja i cili rikonfirmoi formën mjaf të mirë që po kalon.
Kjo ishte fitorja e parë për Kukësin në Antalia pas humbjes me Bashakshehir dhe barazimin me Rostov. (TemA)