Formula 1, Mick Schumacher drejt suksesit të të atit

15 Janar 2019, 16:22Sport TEMA

Mick Schumacher pritet të bëhet pjesë e Akademisë së Shoferëve të Ferrarit (Ferrari Drivers Academy).

Lajmi bëhet i ditur nga Motorsport, e cila shkruan se se ekipi i Ferrarit po mendon ta bëjë djalin e kampionit të F1 pjesë testeve që do të mbahen të martën dhe të mërkurën pas Çmimit të Madh të Bahreinit dhe Spanjës.

Dy ditë do t’u dedikohen testeve për fillestarët, të cilët kanë luajtur në më shumtë se dy gara F1.

Vitin e kaluar, ky rol u mbajt për Ferrari-n nga Antonio Giovinazzi, i cili këtë vit do të jetë piloti zyrtar Sauber. Në vitin 2018, Mick Schumacher fitoi titullin kampion evropian F3 dhe këtë vit ai do të garojë në kampionatin F2.

Mick Schumacher vijon kështu rrugën e të atit, Michael, shtatë herë kampion bote i Formula 1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje