Edon Zhegrova në radarët e Milanit, Leonardo në sulm për “Mesin e Kosovës”

15 Janar 2019, 18:50Sport TEMA

“SportMediaset” ka publikuar sot një lajm në lidhje me mesfushorin kosovar, Edon Zhegrova, i cili po ndiqet nga Milani.

Një lajm i bujshëm, nëse rezulton i vërtetë.

Skautët e Milanit e konsiderojnë një talent lojtarin që aktivizohet me Genkun në Belgjikë.

Leonardo po vlerëson situatën dhe është gati të bëjë goditjen për futbollistin e datëlindjes 1999.

Sipas “SportMediaset”, Zhegrova shihet si një nga talentet më të mëdha dhe jo më kot është mbiquajtur “Mesi i Kosovës”.

Tani mbetet për t’u parë, nëse Milani do ta afrojë në ekipi futbollistin kosovar, apo jo. Zhegrova ka spikatur me Kosovën në Ligën e Kombeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje