Nga Aranit Muraçi
Bejkush Birçe, gjatë kohës që ishte pedagog në shkollën ushtarake “Skënderbej”, dhe pas karrierës që kishte pasur si sportist i Flamurtarit dhe i Partizanit, mori një propozim të veçantë që ai nuk e besoi fillimisht. – “Në vitin 1971 më thanë se isha emëruar trajner i Partizanit. Kujtova se bënin shaka me mua. Nuk e besova për një fare kohe. Vetëm kur më merr në telefon Ministri i Mbrojtjes së asaj kohe, Beqir Balluku, pasi më uroi për detyrën e më thotë të shkoja te Partizani, e besova. Ishte një detyrë shumë e rëndësishme të ishte trajner i parë i Partizanit, në atë kohë. Por edhe një detyrë shumë e vështirë. Sapo kishte mbaruar sezoni dhe para kishim Kupat e Europës.” Si çdo trajner në eksperiencën e parë, i gjendur në një ambient të ri, por jo të huaj, Bejkush Birçe u detyrua të përballej me vështirësi. Ishte koha e Panajot Panos, e Loro Boriçit etj. Ai tha se pati konfrontime me njerëz të klubit dhe me disa lojtarë gjatë ecurisë, apo drejtues të Ministrisë së Mbrojtjes, pasi kishte nga ata që e kishin paragjykuar që në fillim, se si trajner pa përvojë nuk ishte ai njeriu i duhur për të drejtuar një ekip elitar, si Partizani. – “Ishin edhe këto arsye që Partizani nuk kaloi atë vit një sezon të mirë. Pas tërë peripecive që përjetova, për të shmangur konfrontime, pa mbaruar ende sezoni shkova në Ministri dhe kërkova dorëheqjen. U thashë se disa gjëra nuk mund të fshihen dhe kam duruar që jam sot këtu, por isha i bindur se ishte momenti i largimit tim. Pasi m’u pranua dorëheqja dhe nuk më është bërë asnjë vërejtje, u riktheva në detyrën e mëparshme, si pedagog te shkolla “Skënderbej”. Por u largova krenar se i solla Partizanit në atë sezon disa lojtarë që lanë gjurmë të thella si Kujtim Dalipi, Sefedin Braho apo Uran Xhafaj. Birçe i kishte spikatur si të rinj të talentuar në Vlorë apo Gjirokastër dhe i propozoi ata që të vinin ushtarë në Tiranë, me qëllim që t’i merrte Partizani. Ata shkëlqyen edhe pas kthimit te Luftëtari dhe Flamurtari.
Rikthimi i dytë si trajner i Partizanit me “urdhër” nga lart, një histori tjetër
Bejkush Birçe pa mbyllur mirë ende një sezon largohet si trajner i Partizanit dhe vazhdoi detyrën e mësimdhënies, deri në vitin 1975. Dhe në këtë kohë një ofertë tjetër për trajner do t’i ndryshonte sërish rrjedhën e jetës së tij. Mori propozimin për të drejtuar Flamurtarin e Vlorës. – “U mendova gjatë, sepse nuk ishte i lehtë rikthimi. Por më bindën në Vlorë, edhe disa miq e vendosa të rikthehesha. Kërkova kohë dhe për tre vjet arrita të reformoja tërë skuadrën. Lojtarët që shkruan historinë e Flamurtarit në Kupat e Europës, në fund të viteve ’80, i pata seleksionuar falë një pune voluminoze. Në sezonin që Flamurtari po jepte frytet e para të punës, falë atij të brezi të artë që krijuam, më vjen një thirrje për t’u paraqitur në Ministrinë e Mbrojtjes.” Dhe për Bejkush Birçen në fund të viteve ’70 ka ardhur momenti i një epoke tjetër. Kur u paraqita në Ministrinë e Mbrojtjes, sipas rregullave që ata kishin, m’u dha direkt urdhri: “Je emëruar trajner i Partizanit!” . I befasuar, ai nuk e pranoi detyrën e propozuar. Nga eksperienca e tij e parë, Ministria e Mbrojtjes ndoshta për këtë arsye detyrën e re ia ishte dhënë edhe me tonin e një urdhri. Pas kthimit në Vlorë, i ndërgjegjshëm se “urdhrat” e ushtrisë nuk mund të thyheshin, por edhe me sugjerimet e miqve pranoi të rikthehej sërish në Tiranë e të bëhej trajner i Partizanit, edhe pse jo me optimizëm. Kjo eksperiencë zgjati pesë sezone. “Pas kthimit iu futa punës. Gjeta një ekip të mirë dhe e rindërtova. Fitova dy tituj kampion radhazi (’79 dhe ‘81) si dhe një kupë. Eksperienca e dytë shkoi shumë mirë.”
Përballjet e para Europiane dhe sukseset e Bejkush Birçes
Edhe pse ishte kohë e vështirë dhe Shqipëria ishte e izoluar prej regjimit, nën drejtimin e Bejkush Birçes, Partizani arriti të shkruante historinë në Kupat e Europës. Suksesi i parë ndërkombëtar ishte fitimi i Kupës Ballkanike, kur të kuqtë mposhtën skuadrat më të mira të gadishullit, përfshirë edhe ato të –ish Jugosllavisë. Në eksperiencën e dytë si trajner i Partizanit, Birçe përveç titujve të parë kampionë si trajner kujton përballjet Europane me skuadra që ishin kampione të Kupave të Europës në edicionet e kaluara, si Sëlltik, apo Malmo, ndaj të cilave fiton dhe barazon në Tiranë, pavarësisht se eliminohet me shumë vështirësi në ndeshjet e kthimit. E njëjta histori përsëritet edhe në përballjen e tretë ndaj Austrisë së Vjenës, skuadra që në atë kohë kishin shkruar historinë e tyre në kontinent. Sëlltik erdhi në Tiranë si kampione dhe Malmo nën-kampione e Europës, ose e krahasuar sot, sikur një ekip shqiptar të fitonte ndaj Real Madrid. – “Është ky një tregues se ekipet shqiptare në atë kohë paraqiteshin shumë më denjësisht në Europë”, thekson Birçe. Në eksperiencën e dytë si trajner i Partizanit, ai e riktheu ekipin kryeqytetas dy herë radhazi te titulli kampion dhe i siguron një trofe kupe, në finale me Labinotin e Elbasanit, ekipi që shkroi historinë në fillim të viteve ’80, kur edhe siguroi titullin e parë kampion me një brez të artë lojtarësh.
1970 – Partizani shpallet Kampion Ballkani
1979–80 Kupa UEFA Partizani-Sëltik (1-0, 1-4)
1980–81 Kupa e Kupave Partizani-Malmo (0-0, 0-1)
1981–82 Kupa e Europës Partizani-Austria Vjenë (1-0, 1-3)
Përplasja e parë me Ministrinë e Mbrojtjes, kur nuk u pajisën me vizë 6 anëtarë të listës së propozuar prej Bejkush Birçes dhe kur Panajot Pano mbeti përfundimisht jashtë saj
Prapaskenat e humbjes së titullit në Kavajë…lamtumirë Partizanit!
Në fillim të viteve ’80, Bejkush Birçe në rrëfimin e tij për “Albanian Free Press”, thotë se po drejtonte Partizanin me sukses, si në garat kombëtare, ashtu edhe në ato ndërkombëtare. Por si çdo eksperiencë tjetër, edhe ajo pati problemet e saj. Partizani po përgatitjet për Kupën Ballkanike. Bejkush Birçe dërgon listën me lojtarë dhe me stafin, që do të pajiseshin me viza, për udhëtimin jashtë. Por lista e tij nuk miratohet. Në klub vjen një listë tjetër ku i mungonin disa emra, nga stafi i propozuar prej Bejkush Birçes, mes të cilëve emrat e ndihmësit të tij në stol, ish-sulmuesi legjendar Panajot Pano, apo dhe mjekut të paharruar, Ali Kastrati. Bejkush Birçe refuzon të udhëtojë me ekipin për arsye se nuk ndodheshin emrat që ai kishte propozuar dhe askush nuk kishte të drejtën të propozonte emra të tjerë. Alarm në Ministrinë e Mbrojtjes. Ai thirret urgjentisht në mbledhje nga ministri i kohës Manush Myftiu. “I sqarova arsyet përballë, përse refuzoja të shkoja me ekipin jashtë. “Nëse kam unë probleme, apo kanë probleme njerëzit që unë kam propozuar, na shkarkoni nga detyra dhe na persekutoni më mirë, sesa të krijohen të tilla situata,” ishte propozimi i Birçes në ministri. Ministri i Mbrojtjes urdhëroi menjëherë që lista e Bejkush Birçes të miratohet dhe ata që ai ka propozuar të pajisen me vizë e të udhëtojnë jashtë. “Për shkak të afatit, vetëm Panajot Pano mbeti pa u pajisur me vizë dhe ne të tjerët, ashtu si edhe i tërë ekipi udhëtuam më tej jashtë ,”, shprehet Birçe. Ishte gati një triumf guximi i tij heroik, por megjithatë, kundërshtarët e tij asnjëherë nuk do ta linin të qetë. Në fund të sezonit ’84, Partizani rivalizonte me Vllazninë e Shkodrës, për titullin kampion. Partizanit i duhej fitorja në Kavajë, ndaj Besës, pavarësisht rezultatit të Vllaznisë në Berat. Ekipi grumbullohet para një ndeshje shumë të rëndësishme, e cila vlente gati sa i tërë kampionati. – “Në grumbullim, atë mbrëmje nuk u paraqitën 6 futbollistë të Partizanit. Ata ishin kthyer nga një ndeshje e Kombëtares, pra ishin lojtarët më të mirë të ekipit. Për këtë arsye, të nesërmen unë i pezullova. Shkova në Kavajë me pjesën tjetër të ekipit. U bë një ndeshje e jashtëzakonshme. Besa, edhe pse pa objektiva luajti si për finalen e Ligës së Kampionëve, dhe na ndali në barazim 1-1. Pas ndeshjes mësojmë se Vllaznia kishte fituar 2-1 në Berat. Në autobus kuptuam se kishim humbur titullin kampion. Të gjithë e dinim se përveç zhgënjimit të tifozëve të shumë në Ministrinë e Mbrojtjes ishte bërë nami. Po përpiqesha në kthim të gjeja arsyen, se përse Besa luajti një ndeshje me nerva kundër nesh. Më vonë nga eksperienca e radhës si trajner në Durrës dhe nga kontaktet e vazhdueshme i është treguar arsyeja: “(Muho Asllani red.) Sekretari i Parë i Partisë, Durrës, me origjinë nga Shkodra, pati ndikuar te kavajasit që ata të na pengonin me çdo kusht për të fituar ndeshjen. Kjo pasi ai donte që të shpallej Vllazia kampione. Dhe kishte përgatitur terrenin e përshtatshëm në Berat, përmes kolegut të tij të partisë, në krye të këtij rrethi, që Vllaznia të fitonte. Nga ana tjetër, unë u akuzova pas ndeshjes në klub, se lashë jashtë ekipit gjashtë nga futbollistët më të mirë dhe kjo ndikoi në humbjen e titullit kampion. U ngrit alarmi! Mbledhje urgjente në Ministrinë e Mbrojtjes. Shumë gjeneralë, të bërë tym si të kishin humbur luftën, ishin në analizë.” Bejkush Birçe, në prani edhe të ministrit Manysh Myftiu, në analizën e tij pas ndeshjes, ngrihet edhe arsyeton se pse i la jashtë futbollistët që ishin pjesë e Kombëtares, ku spikasnin emra si Musta, Tomorri, Lame etj. – “Jam unë trajneri dhe për çdo shkelje disiplinore, detyrohem të marr masa, ashtu si edhe ju në ministri. Doni luftë me mua? Ministria e Mbrojtjes ka shumë gjeneralë, unë kam vetëm 24 ushtarë dhe kjo nuk është e drejtë. Më mirë është që të largohem dhe të gjini një trajner tjetër.” Si zgjidhje për pakënaqësinë dhe për përplasjen me ministrinë, ministri Myftiu e takoi veçmas Birçen pas mbledhjes, duke e vlerësuar për punën e tij dhe ku i komunikoi se kishte marrë parasysh kërkesën e tij dhe nuk do të ishte më tej trajner i Partizanit, për të vijuar i lirë karrierën që e priste, kudo që ai të kishte dëshirë.
I larguari dhe i “dënuari” i Partizanit, për ta mbyllur karrierën trajner
Dhe në këtë moment Bejkush Birçe bëhej gati të rikthehej në shkollën “Skënderbej”, sërish si pedagog. Por udhëheqja e partisë, nën “dirigjimin” e Ministrisë së Mbrojtjes, kishte menduar dhe vepruar ndryshe. Ai ishte tani një ndër trajnerët më të spikatur dhe më karizmatikë të vendit. E donin thuajse të gjitha ekipet elitare të Shqipërisë. Anëtarët e Byrosë Politike, sipas përgjegjësive dhe tifozllëkut, lobonin ta kishin në krye të ekipit të tyre. Nis një luftë kryesisht mes Prokop Murrës, Muho Asllanit, Tefta Canit, etj, ndërkohë Bejkush Birçe tentoi të rikthehej si mësues, për të qëndruar larg përvojës së trajnerit. – “Je i dënuar!” – i thotë prokopi Murra. “Nuk mund të kthehesh më për të dhënë mësim në shkollë!”. Ai në fakt nuk ishte shoqëruar ndonjëherë në polici dhe as ishte i dënuar nga ndonjë gjykatë. Por pas shkarkimit nga Partizani, ishte rënë dakord nga Byrja që Birçes t’i bëhej edhe një akuzë që i ishte “dhuruar” Ministrisë së Rendit, se gjoja ishte sjellë keq me futbollistët dhe kishte krijuar incidente të panevojshme. Kështu që ai nuk mund të ishte më në rolin e mësuesit apo pedagogut. Në kryeqytet e kishte projektuar Dinamo për trajner të ardhshëm dhe kjo ishte arsyeja e “akuzës”. Tentoi ta merrte po ashtu trajner 17-Nëntori (Tirana). Dëshirohej rikthimi i tij edhe në Vlorë. Në Durrës, Muho Asllani bëri gjithçka me miqtë e tij, të Komitetit Qendror, që Bejkush Birçe të pengohej të merrte çdo detyrë tjetër, përveçse drejtimin e Lokomotivës, sot Teuta. Në fund, pas diskutimeve të anëtarëve të Komitet Qendror, që vendosnin mbi fatin e ekipeve dhe trajnerëve, Sokol Morina i tha se duhet të zgjidhte mes 17-Nëntorit dhe Lokomotivës së Durrësit. Tirana e atyre viteve, me lojtarë dhe trajnerë të shquar, shumica tironas, ruante një farë fanatizmi me emra të tjerë që vinin nga një ambient i huaj për ta. “Por edhe kandidatët e tjerë për trajner te Tirana i kisha miq. Mendova se ishin ata njerëzit e duhur për të drejtuar atë ekip, madje ishin edhe të aftë, si dhe nga mënyra e funksionimit të klubit “Tirana” hoqa dora. Nuk doja të përzihesha. Edhe pse mund të bëhesha trajner i Tiranës vetëm me një “po”, e refuzova ofertën për këtë arsye dhe pranova të shkoja në Durrës. Kështu për tre vjet drejtova Teutën,” kujton Bejkush Birçe për eksperiencën e radhës, që do të lidhte me një tjetër jetë jashtë kryeqytetit, këtë herë në Durrës. Si në çdo klub tjetër, me të marrë drejtimin e ekipit durrsak, Birçe nis planet për ta ringritur atë, duke u dhënë prioritet të rinjve dhe emrave më të spikatur. “Arrita të ngrija në nivele mbi mesataren ekipin durrsak. Kuptova se ndryshe nga ekipet e tjera që kisha drejtuar, Teuta e kishte më të vështirë të ngjitej në nivelet maksimale. Megjithatë ecuria në tre sezone ishte e kënaqshme. Tifozët dhe drejtuesit e qytetit më përgëzonin për këtë eksperiencë të frytshme.” Historia e tij përsëritet si në Vlorë. Dinamo në vitet e fundit të regjimit komunist, kuptoi se i duhej një drejtues që të udhëhiqte me “dorë të fortë”. Ministrit të Brendshëm Hekuran Isai i ishte propozuar që Bejkush Birçe duhet të rikthej në Tiranë, me motivacionin se ishte lodhur me udhëtimet duke vajtur dhe duke ardhur nga Durrësi në kryeqytetet për tre vjet. Madje ai me vartësit e tij i kishin përgatitur stolin e Dinamos.
Pavarësisht mos-dëshirës, Birçe emërohet nga Ministria e Brendshme trajneri i Dinamos
Pas tre vjetësh trajner në Durrës, Bejkush Birçe nuk kishte dëshirë të rikthehej si trajner në Tiranë, për të marrë drejtimin e Dinamos, pavarësisht propozimit që mori. Ashtu siç kishte refuzuar drejtimin e 17-Nëntorit tre vjet para se të shkonte në Durrës, edhe tek Dinamo, Birçe thotë se shihte shumë njerëz të tjerë të aftë për të drejtuar këtë ekip, disa prej të cilëve i kishte edhe miq, prandaj nisur kryesisht nga ana morale, e refuzoi. Por pas insistimit të vazhdueshëm një makinë e priste për ta çuar fillimisht në një takim me Ministrin e Punëve të Brendshme, Hekuran Isai. “Më priti ministri dhe më propozoi postin e trajnerit të Dinamos. E refuzova, por vetëm pak momente më vonë ai më emëroi Drejtor Sportiv i klubit, me arsyen se Dinamo kishte nevojë për një njeri me aftësitë e tij drejtuese.” Makina pas takimit qëndronte gati për të dërguar Birçen në detyrën e re. “Posti i drejtorit ishte sa për të më çuar te Dinamo, sepse pak javë më vonë, ai që drejtonte ekipin shkarkohet dhe emërohem unë trajner, sipas planeve të hershme”, kujton Bejkush Birçe. Drejtoi kështu ekipin tjetër legjendar të kryeqytetit, deri në mbyllje të sistemit komunist, kur edhe u emërua trajner i Kombëtares së Shqipërisë. – “Në atë vit Dinamo rrezikonte rënien, por shpëtuam. Afrova disa lojtarë të spikatur, cilësitë e të cilëve i njihja, si Alfred Ferkon, apo Rudi Vatën, dhe plotësuam organikën. Në dy sezonet e mëtejshme fituam kupën dhe e mbylla me të tre trofetë në ’90: titullin kampion, kupën dhe superkupën.” Suksesi i tij i radhës nuk mund të anashkalohej lehtë. Bejkush Birçe në vitet e ndërrimit të sistemeve emërohet trajner i Kombëtares Shqiptare të futbollit. Por këtë herë përveç rezultateve, i duhej të përballej me një fenomen të ri: lojtarët e Kombëtares kujton se pas ndeshjeve që luheshin jashtë, përfitonin nga situata për të braktisur ekipin dhe vendin e tyre. Janë vite që shënojnë edhe momentin më të vështirë të futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare. Megjithatë Bejkush Birçe u përpoq të menaxhonte si duhet realitetin e ri, për ta mbyllur denjësisht karrierën e tij në krye të kuqezinjve, duke zgjidhur problemet pa krijuar incidente apo pakënaqësi tek futbollistët e tij, të cilët ndodhte të largoheshin për një jetë më të mirë nga Shqipëria. Karrierën si trajner, ai e mbylli në Durrës, në mesin e viteve ’90, kur iu desh që të drejtonte Teutën për herë të dytë.
Shënim
Lidhur me përfaqësimet ndërkombëtare, si trajner i Kombëtares së Shqipërisë gjatë ndërrimit të sistemeve dhe disa incidenteve në Islandë e Danimarkë, i Partizanit kundër Celtik në fillim të viteve ‘80, apo edhe si trajner i Teutës në mbyllje të karrierës, Bejkush Birçe tregon për “Albanian Free Press”, disa nga episodet më të veçanta dhe më mbresëlënëse, që të bëhen publike në një nga numrat e ardhshëm të gazetës. (AFP.al)
Figure qe duhet studiuar për të treguarse si duhet të jetë një burre...
Bejkush Birce ishte nje nga personalitet me te shquara te futbollit, jo thjesht si lojtar apo trajner, por ne radhe te pare si njeri me integritet te larte moral. Sa per kunderveniet qe ai i ka bere institucioneve te kohes eshte plotesisht e drejte, mbasi ai kishte kurajon qe poltika t’i rrinte larg sportit. Dikush thote se Manush Myftiu nuk ka qene Minister Mbrojtje. Edhte e drejte. Por Manushi ka qene zv. kryeminister qe mbulonte kulturen, arsimin, shkencen, artin dhe sportet. Prandaj Bejkushi eshte ballafaquar shpesh me te dhe gjithnje ka triumfuar shpirti i tij kryengrites dhe logjika e ftohte. Burra si Bejkush Birce rrojne perjetesisht ne memorjen e kombit.
Mos ja fusni kot. Manush Myftiu nuk ka qene asnje dite Minister i Mbrojtjes
Kazan mor burre!!! Cpret!!!
Ai qe ka shkrujt artikullin se paska idene se kush ka qene Minister Mbrojtje ne ato vite……Manush Myftiu asnjihere nuk ka pas lidje me ushtrine.
e vertet s ka qene minister por antar i byros politike qe mbulonte sportet
Paska qene.« disident» I madh
D.m.th. I persekutuar
Po cthoni keshtu more gazetare
Te ishe trajner me Partizanin dhe Dinamon apo me c do lloj ekipi duhet te kaloje tete ato filtra
Cbehet keshtu se dalengadale e tere Byroja Politike na dolen te persekutuar
Vetem Enver Hoha paska qene komunist
Pse genjeni, se nuk dini sepse Manush Myftiu kurr nuk ka qene Minister i Mbrotjes.
Ah, mer Bejkush komunisti! Te priste shpata nga te doje qejfi, prandaj nuk kishe frike ti pergjigjeshe atyre ne ate forme, se edhe ti njesoj si ata ke qene.
Per rastin e perjashtimit te 6 lojtareve perpara asaj ndeshje, Bejkushi ka te drejte. Nuk jane kthyer ne grumbullim ne kavalishence te Durresit, 6 lojtare te partizanit, qe sapo ishin kthyer nga ndeshja e famshme me Gjermanini, 2-1, ku Genc Tomorrri e ka cuar Shqiperine 0-1, dhe Musta ka bere pritje te jashtezakonshme ne ate ndeshje. Jane habit ne Gjermani ate ndeshje me pritjet e Mustes. Gjermania rrezikonte te mos merrte pjese ne Evropianin e 1984. Ndeshja me Gjermanine ka qene ne 1983. Biles Partizani ka lujt me shume lojtare mangut edhe kunder Shkodres, po prej kesaj arsye. Eshte rraf 4-1.
Birce nga trajnerët më të suksesshëm. I formuar si i tillë nga literatura që studionte. Dashuronte profesionin dhe respektonte në maksimum lojtarët. Është karakter sh i fortë. I dalluar si njeri i drejtë dhe sidomos i guximshëm si askush tjetër për të vënë në jetë drejtën.
Jetë të gjatë miku i shtrenjtë bashkë me Leten, që të ka shoqëruar kudo me perkushtim.
Doni me per Belulin
Edhe i tha Bejkushi: – Ose me lejo gjithe ekipin, ose me persekuto dhe mua….
…dhe dolli nga zyra triumfator… Bravo Bejko, bravo…
Sa per Flamurtarin e viteve 80, merita nuk eshte jotja… Skender Ibrahimi, Skender Elmazi dhe i madhi Leonidha Curri jane ata qe e ndertuan dhe konsoliduan ekipin.
Ti bere pune te mire ne Vlore, nuk te hidhe poshte puna. Kur ike the : – Ishte e veshtire te komandoje 24 gjenerale. Vlonjatet jane te padisiplinuar…
e ç pune kishin ministrat me futbollin?
partizani gjithmone ka qene favorizuar nga shumica e arbitrave. Vllaznia dhe Vlora kane qene ekipet me te mira ne republike duke marre parasysh qe lojtaret me te mire ua merrte Tirana.
Ky Arturi nuk dika te mbaje as shenime, ose zoti Birçe “ngaterron” figurat. Ne keto vite Manush Myftiu ka qene sekretari i pare i PPSH per Tiranen. Minister Mbrojtje kam qene une Beqir Balluku. Mos me harroni.
Ne vitin 1971, Panajot Pano ka qene futbollist i Partizanit, Loro Boriçi jo, ky asht lapsus
undefined
po pse kur kan then nje her te verteten per sistemin e shkuar kto 30 vjet , di gje njeri. se un per vete nuk kam degjuar kurr te
thuhet e verteta siç ka qen. kjo esht sajesa rradhes , e rruante ai sistem per nje trajner futbolli , po te ishte gjall vet BEKUSHI do vinte duart ne kok me kto sajesa. rrespekte per sportin e asaj kohe qe zhvillohej vetem me pasion , rrespekte per sportistet e asaj kohe , ishte koha kur ishim NJEREZ.
Pèr trajnerin e madh Bejkush Birçe duhet njè dokumentar dhe libèr sepse i janè borxhèllinj nga klubet e Partizanit,Flamurtarit,Lokomotiva,Dinamo , Naftètari.Problemet nè skuadrèn e partizanit vinin si rezultat se nè ushtri dhe klubin e vet komandonin veriorèt dhe i krijuan probleme Bejkushit ndèrsa kur erdhi nè Vlorè nè qytetin e vet e trajtuan si mbret sepse e meritonte dhe ishte B,Birçe qè i la skuadrèn perfekte trajnerève L,çurrit dhe S,Elmazit tè kompletuar pèr tè luajtur ndeshjet me Partizanin e Beogradit,Barcelonèn etj etj.Pèrplasjet me M,Myftyun dhe sekretarèt e parè ishte çèshtje dite por kush nuk e njeh B,Birçen ja fut me nder pordhès kètu nè komente sepse èshtè i fjalès dhe nuk e njeh frikèn.
Bejkush Birçe origjina Bolenè -Vlorè rrjedh prej fisit tè vet qè kanè luftuar kundèr turqève vitet 1847 ku u kushtohet dhe kèngè si dhe ka dy dèshmor nga familja e vet dhe u rrit jetim me forcat e veta bashkè me vellain nè shkollèn Skènderbej.
Pèrveç B,Birçes me origjin nga Bolena nè klubin e Partizanit kemi edhe futbollistèt e tjer bolenas si Perlat Musta,Hajro Leskaj,Lorenc Leskaj .
Nderime dhe respekt pèr figurèn mè serioze dhe tè ndershme tè madhit B,Birçe .
Tè fala nga bashkfshatari yt N,Leskaj-Itali
Kènga e Leskodukajve.
Dèrgon njè kartè veziri
Leskodukajt tè mi ziri
O Sadik e o Lesko
Pall e larè e Birçes oo.
Bolenè-Vlorè
Ne radhe te pare i nderuari e i respektuari profesor Bejkush Birce jeton e gezon shendet te plote. Profesor Bejkushi edhe sote ne kete mosh te thyer eshte i perditshem ne kodrat e liqenit artificial me shoqen e vet te jetes. Une qe e kam njohur nje gjysem shekulli me pare nuk heq nje presje nga shkrimi qe eshte bere per figuren e personalitetin e tij.
E kam patut per dy vite profesor te pergatitjes fizike. Nuk kam cte shtoj me shume per profesorin tim.Serioz e me nje perpikmeri apsolute ne ato qe thoshte e ne ate qe bente. Jete te gjate profesor Bejkushi.