Partizani po i jep edhe dorën e fundit përgatitjeve në tokën turke, aty ku ka zhvilluar fazën përgatitore para se të rinisë sërish kampionati dhe ndeshjet e Kupës.
Vetë trajneri i Partizanit, Skënder Gega është shprehur i kënaqur me përgatitjet që skuadra e tij ka bërë në tokën turke, si edhe ka komentuar miqësoret në Turqi. Ai ka një kërkesë gjithashtu për tifozët e Partizanit.
“Faza përgatitore? Minifaza e dimrit po shkon nga fundi dhe jemi të kënaqur me punën, paraqitjen dhe kushtet e gjithçka ka shkuar mirë,. Shpresoj të na shërbejë dhe ta nisim kampionatin me hapin e duhur. Skuadra ka punuar mirë dhe janë shoqëruar me 2 seanca stërvitore. Kemi pasur 2 faza të lodhshme dhe kur je kryesues duhet ai ritëm. Jemi të kënaqur nga disiplina dhe kushtet pasi janë shumë të mira për një ekip. 3 ndeshjet miqësore ishin me ekipe të mira dhe për mua është e rëndësishme performanca e jo rezultati pasi shihet mënyra si do të luajmë.
Miqësoret? Çdo ndeshje për një trajner është të luhet futboll mirë dhe të punohet në detajet që ke nevojë, të ketë një strategji për kampionatin dhe lojtarët e rinj. Jam i kënaqur dhe di të kemi kohë që të adaptohen më mirë.
Kupa? Duhet të kemi mentalitet që në stërvitje dhe ndeshje miqësore që koncepti ynë të jetë serioziteti. Kupa është qëllim i yni dhe aty kemi më shumë hapësirë pasi kemi dy ndeshje. Shpresoj të ndërtojmë lojë për rezultat pozitiv dhe të marrin minuta ato që nuk kishin në kampionat.
Tifozët? Ata janë një % e suksesit dhe e punës që kemi bërë. Është luks i madh dhe privilegj të kesh gjithë ato tifozë që nuk i ndahen ekipit. Mesazhi ime është që jemi në rrugën e duhur dhe atë që kemi do ta japim në fushë dhe duam mbështetjen e tyre pasi pa to kemi shumë mangësi. Çdo gjë ia lëmë kohës”, u shpreh Gega.