Edhe pse kanë kaluar 7 vite, nuk duken të largëta ditët e fillimit të majit 2011, kur pasi ishin përcaktuar kryetarët në pjesën dërrmuese të bashkive, në Tiranë kishte plasur lufta për vendin e kryetarit.
“Fronti” ndahej me vetëm një grusht votash dhe pas shumë akrobacish ligjore dhe me KQZ, sërish Rama arriti të fitonte me vetëm 10 vota kundrejt Lulzim Bashës, në atë kohë i investuar fuqishëm nga Sali Berisha.
Dhe, kur socialistët menduan se gjithçka mbaroi dhe filluan festimin, Berisha sapo kishte filluar planin e tij.
Sokol Olldashi dhe Oerd Bylykbashi shkojnë në zyrën e kreut të KQZ-së në atë periudhë, Arben Ristanit.
Nën avujt e alkoolit dhe tymin e cigareve, si edhe zhurmën që bënin protestuesit socialistë jashtë, Oerd Bylykbashi përpiqet t’i shpjëgojë Ristanit hapësirat ligjore se si mund të gjendej një artificë që të përmbysej rezultati duke marrë nga kreu i KQZ-së mosmiratim dhe shpjegimin se kjo s’mund të bëhej.
Ristani ishte i bindur se nuk kishte asnjë hapësirë ligjore që ti hiqte fitoren me 10 vota të Ramës pasi ishin bërë lloj lloj akrobaciash edhe më parë që të shpallej Basha fitues.
Ndërkohë që Bylykbashi përpiqet të gjejë nene në dosjen ligjore që mbante me vete, ndërhyn Sokol Olldashi duke iu drejtuar Ristanit me këtë togfjalësh:
-Arben, e bën dot?
Kjo fjalë ishte ajo që ktheu rezultatin në Tiranë dhe Arben Ristani, pa pyetur fare për nenet dhe ligjet e Oerd Bylykbashit duke shkelur ligjin me dy kembë, e duke e lënë atë me dosje në dorë, hyn në mbledhjen e KQZ-së dhe urdhëron: Rinumërimin e fletëve që ishin hedhur gabim në kuti.
Magjia funksionoi dhe Lulzim Basha u shpall fitues ndaj Ramës në sajë jo të neneve të Oerdit, por të premtimit që Sokol Olldashi i bëri Ristanit në emër të Berishës.
Ristani u shpërblye duke u bërë deputet dhe më pas sekretar i Përgjithshëm i PD, praktikisht njeriu dy i kësaj partie.
Pse vlen gjithë ky rrëfim?
Sepse sot Lulzim Basha vendosi të mos e kandidojë atë për sekretar të Përgjithshëm, ose thënë ndryshe: Duke e shkarkuar nga detyra.
Ristani bëri një shkelje ligjore për t’i shërbyer Bashës duke marrë kosto të mëdha ndaj vetes, megjithatë kryedemokrati vendosi t’ia shpërblejë shërbimin në këtë formë.
Kjo, jo se Ristani veproi drejt kur i vodhi në emër të ligjit dhe nën besën e Berishës fitoren Ramës dhe jo se ky i fundit është më i ndershëm se këta tjerët, por që vlen për të kuptuar pellgun e qelbur të politikës shqiptare dhe se si i shpërblen Lulzim Basha ata që e kanë ndihmuar dje, shkruan Albeo.com.
Kush ka më dyshime se përse Lulit i mblidhen 40 veta në shesh kur thërret protesta?!
Por Lulzim Basha nuk ka rrëzuar vetëm njeriun që i dha fitoren që do të mbahet mend si një ndër skandalet më të mëdha politike në vend.
Të tre sekretarët që drejtuan për gati 5 vite PD-në janë larguar nga postet e tyre.
Arben Ristani, Enno Bozdo dhe Fatbardh Kadilli, pasi u përdorën nga Lulzim Basha për t’u rizgjedhur si kreu i PD-së, janë hedhur në kosh.
Luli ka zgjedhur të mos i rikandidojë fare dy sekretarët e tij por vetëm i ka propozuar për në Kryesi.
Ndërsa Arben Ristanit i ka dhenë një post sa për ta gënjyer.
Servilet dhe maskarenjte keshtu kane perfunduar gjithmone,ne pleh.
Ishe ti Sokol?!
Ne te dimim flori!
Ne mes te mutit s’ka flori, por vec mut …
Ate fat, ka dhe Luli , c’ke bere do t’a bejne !
Papapa, tamam sikur me qene PSja, identik.
Papa pa sikur nuk jane pasusit e ppsh por me nje ndryshim se vetem vjedhin dhe shkatrrojne.
E mer ti tamam nje hale jane te gjithe, çuna PPSHje.
Ristanëve dhe Bashave , po u vjen fundi .
Për fundin e Hajdarajve dhe Holldashëve, u kujdes BËRISHA.
Për fundin e Bërishajve, do tê kujdeset VETINGU !??
O moj rrodhe ku na mblodhe.Stan me lepura.
RISTANI , HAJT N’SUM TË BASHËS ??
Fitorja ishte prej sugjerimit te nje juristi me emer ne PD tashme te flakur prej Saliut per te “numeruar votat e pavlefshme” dhe jo prej pijanecit qe ca t’i japesh pi.
Emrin ia u thote Mero…
Mire ja ka bër atij Ristan legenit,sepse është edhe burgaxhi dhe fytyre shumë e felliqur.Keto levizje i bën sali qeni jo lulush guinpleni,sepse në PD behet çfare thotë maloku.Persa kohe që në PD ta bëj ligjin saliu ajo parti do shkoj nga humbja në humbje.Ristan larua manipuloi edhe rezultatin e zgjedhjeve te pergjitheshme me 2009.Ai I pafytyre edhe i dogji fletet e votimit me urdher te kafshes se rritur në strofullat e arinjeve.A Ristani është nje mekatar sepse ka manipuluar dy palë zgjedhjesh.Duke shkelur ligjin ai duhet ta kete vendin në burg.
Limono pasi “shtrydhet” mire e mire fundin e tij e ka ne kishin e plehrave,
Idem edhe “sojlit” e SHQUPIT…..!!! Deri ketu po i shtrydh mire shalegjati ,
le te presim cdo te ndodhe se shpejti me “plakun Mere” , a do ta coje te
zere “qoshen” ne “shejtenine” e tij.
O moj rrodhe ku na mblodhe.Stan me lepura.