Vdes njeriu më i moshuar në botë... 113 vjeç

20 Janar 2019, 13:13Lifestyle TEMA

Mbajtësi i titullit “njeriu më i moshuar në botë”, japonezi Masazo Nonaka, vdiq të dielën në moshën 113 vjeçare, njoftuan mediet japoneze.

Masazo Nonaka kishte lindur më 25 korrik 1905 dhe kishte marrë më 10 prill 2018 certifikatën zyrtare të rekordeve Guinness në shtëpinë e tij në Hokaido, një prej katër ishujve të mëdhenj që përbëjnë Japoninë.

“Jemi të tronditur”, deklaron për agjencinë e lajmeve “Kyodo News” vajza e tij e vogël Yuko.

“Ai dje ishte si zakonisht dhe iku krejt papritur”, tha ajo.

Masazo Nonaka kishte gjashtë vëllezër dhe motra. Ai u martua në vitin 1931 dhe bëri pesë fëmijë. Pëlqente ëmbëlsirat dhe ndeshjet me sumo në televizion dhe jetonte me familjen e tij që menaxhon një riokan, një bujtinë tradicionale ku vizitorët mund të qetësohen në “onsen” (burim vullkanik me ujë të ngrohtë).

2 komente në “Vdes njeriu më i moshuar në botë… 113 vjeç”

  1. Tragjedia says:

    Vertet tronditje e madhe humbja e tij. Nje tragjedi per njerezimin. Ti rrojne femijet!

  2. VERI says:

    .. more te nderuar gazetare , shikoni shqiptaret qe po vdesin “si pulat ” , duke shkuar ne pune me mjetet primitive bel e shate , pa mbushur as 60 vjec , qe “yjet e pashuar ” moshen e pensionit e shpune 67 vjec , per te mos gezuar kurre nje dite te rehateshme me ato 14000 lek qe do te merrnin ne muaj , lerini te huajt ne reatin e tyre ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje