8 pyetje dhe një konstatim për Kryesinë e re: PD nuk votoi vajzën e Azem Hajdarit?!

21 Janar 2019, 08:15Politika TEMA

Nga Endira Bushati

Mbaj mend….

Në 2005, numërimi i votave për Kryesinë e PDsë, u bë live para kamerave, të gjithë kandidatët të pranishëm në sallë, duke mbajtur shënim çdo votë për veten….

Dje, u lexuan fituesit….në rend alfabetik…përsëri….

“Janë dokumente të klasifikuara…” – tha kryetari i komisionit….gati gati sa s’tha se duhet çertifikatë sigurie për t’i parë….

Kështu, publiku nuk e merr vesh kurrë se kush janë më të votuarit….

Ndërkohë, media zbulon që…Më i Votuari paska marrë rreth 160-170 vota, pra gjysmën e votave të anëtarëve të Këshillit Kombëtar….

Dikur….gjysmën e votave e merrte Ai i rendituri I Fundit ndër fituesit…

Sot, më i votuari paska marrë thjesht gjysmën e votave.

Ndërsa, nuk dihet sa vota ka marrë fituesi më pak i votuar…40, 80 apo 100 vota…

Pyetjet s’kanë lidhje me emra të përveçëm, por me parimin:

1.Sa përfaqësuese është një Kryesi, anëtarët e së cilës zgjidhen me më pak se 50% të votave???

2.Çfarë ekipi krijohet, mbi ç’parime e kohezion, kur Ai më i Votuari, refuzohet nga gjysma e Këshillit Kombëtar??? A mund të flitet për Bashkim?

3. Sa i fuqishëm mund të jetë një Kryetar, kur më të Votuarin e ekipit ia ka refuzuar gjysma tjetër e Këshillit Kombëtar?

4. Sa forcë mund të ketë një anëtar kryesie kur refuzohet nga 2/3 e Këshillit Kombëtar??

5. Si mundet që Këshilli Kombëtar i PD nuk voton Rudina Hajdarin??? A do të shkojnë anëtarët e Këshillit Kombëtar, kur të thirren, të nderojnë para Memorialit të Azemit????

6. Çfarë transparence i garanton PD publikut kur nuk publikon as votat për çdo kandidat???

7. A është realizuar Demokracia në këtë proces zgjedhjesh???

8. Dhe e fundit, dhe më rëndësishmja:

Çfarë i thotë kjo Kryesi publikut???

Ç’të re sjell?

A frymëzon?

A e ngriti Partinë Demokratike në një stad të ri?

16 komente në “8 pyetje dhe një konstatim për Kryesinë e re: PD nuk votoi vajzën e Azem Hajdarit?!”

  1. kaqi i zi says:

    e konsumume ,su duhet , vetem per fushat e perdorin ,po keta edhe e vran

    1. ec aty says:

      Shume mire bene qe nuk votuan vajzen debile te nje krimineli ordiner si Hajdar Hajdari ?

  2. olimpia says:

    Te vetmen gje te mire qe ka bere ky i ashtuquajtur Keshill eshte mos votimi i R.Hajdarit si vajza e njeriut me te erret ,banditit Azem Hajdari.Jo sepse Rudina duhet te marre persiper krimet e te jatit,por ajo duhet te ngrihet si merite e veprimtarise se saj ,ne se eshte me te vertete e bindur se mund te jete nje politikane.Ndoshta gjeja me inteligjente qe do te bente do te ishte te mbante qendrim kritik per veprimtarine e erret te te jatit.Keshtu do te deshmonte se ka kuptuar dicka ngfa arsimimi dhe kultura amerikane .Sepse historia na meson qe shume lider politike qe kane lene gjurme pozitive jane shkeputur plotesisht nga tradicioni i familjeve te tyre dhe kane perfaqesuar shtresat me te pambrojtura e te varfera .

  3. robi says:

    shume mire ja bene nuk kam pare deputete me nivel intelektual zero, flet mrroklla , askush nuk e kupton se ku do me dale dhe gjoja ben oponencen e pd-se njeri pa nivel,,,,

  4. uskania says:

    Ngelej Grida Suma jasht, prandaj.

  5. Bureto says:

    Rudina u thërrit, si rast oportun, në një moment të caktuar për nevoja politike të PD. Ajo nëse do ishte kandidate për deputete me një sistem tjetër zgjedhor, maxhoritar apo me lista të hapura, nuk do fitonte kurrë në Tiranë jo e jo, bile as në Tropojë e Lazarat, pikërisht se ishte vajza e Hajdar Azemit. Edhe pse anonime pa asnjë kontribut në PD, ajo u votua si nr. 3 në listën e PD për Tiranën. Kështu kush nuk do të zgjidhej? Kështu edhe për rastin e zgjedhjeve në PD. Rudina, me emrin e babajt, më shumë humbet se fiton. Tjetër mënyrë duhet të zgjedhë ajo, nëse do që të mbetet dhe mendon se ka ç’të japë në politikë. Po qe e zgjuar rrugën le ta zgjedhë vetë. Po nuk e besoj se është nga ay brumë. Nuk thonë kot, bëmë baba/mama, të të ngjaj.

  6. fabi says:

    Te drejte trashegimie ne PD ka vetem klani i vicidolit. Askush tjeter!

  7. leka says:

    e pse duhet votuar RH ? pse eshte e bija e AH mjafton te quhesh figure ? jo e nderuar se i dijme te gjithe ne bashkekohesit bemat e AH me tropojanet e tij neper tiranen e fillim viteve 90 e deri me sot

  8. rexha 10 says:

    NE QOFTESE I NDJERI AZEM HAJDARI PASKA QENE BANDIT ,PRSE NUKE DEKOROHEN PESONAT ,APO PERSONI QE E VRAU??????????????
    CFARE FAJI KA VAJZA E TIJE PER VRASJEN E TE ATIT KURE ISHTE 8 APO 9 VJECE??????????????????????????.

    1. eeeeeeeeeeeeeeej says:

      Ende ligjerisht nuk eshte zbuluar se kush e vrau Hajdar Hajdar Hajdarin ?
      Nuk ka faj vajza e tij se ai ishte halabak bandit!? Vertet!? Ja pyete kete Hajdare shemtiren, se me c’leke e ka blere shtepine, me c’leke e ka bere shkollen ne Amerike, me c’leke u be “deputete”, me c’leke …. Kjo eshte rritur me parate e krimit te te jatit dhe eshte po aq e piset sa ai ?

  9. asd says:

    PD sikurse edhe PS nuk jane parti deri sa nuk jane te cliruara nga kultet e individit, dhe despotizmi i kryetareve. Nuk permenda LSI-ne…sepse nuk eshte parti por bande.

    1. ca po thua says:

      Nuk ekziston asnje parti ne historine njerezore, pa kultin e individit ….

  10. tomsojeri says:

    Se banditet vriten mes vedit ,e dora vrasese esht thjesht viktim e kurdisur, qe te mos ekspozohet vrasesi i vertet ! Kjo “laraska” qe la Ameriken te zer vendin e babes, siduket nuk e njeh llumin ku ka jetuar i jati, as ata qe i ben permendore e as nenen e saj , qe pranoi heshtjen per privilegjet ! Le te mar mesimin pra, te shohi per se mbari , banden ku bente pjes edhe i ati ! Partia e tij esht nje parti vrastaresh ,hajdutesh, mashtrusish e imoralesh ,qe shiten Shqiperin ,qe e shkaterruan dhe e degjeneruan ishalla jo perjetesisht ! Kjo parti ku bente pjes dhe i jati esht mallkimi ,esht vula me e erret e historis se Shqiperis qe shqiptaret do e vuajn akoma per shum vite ! Kjo vajz ben pjes tek brezi i ri i diaspores se hikur me vrap, qe mbase nuk e harojn atdheun nga u nisen e kthehen nje dit te kthejn historin e tij ! Jan e vetmja shpres qe i ka mbetur sot ktij vendi te “djegur “ne dor te mafjes !

  11. Ajet Delaj says:

    Opozita duhet te jete vlere kombetare e pjese integrale e shoqerise sone ahtu sic eshte edhe pushteti.
    Bashkekombas te nderuar deshiroj te bie ne vemendjen e cdonjerit perkufizimin e se shkuares nga Kryeministri Rama ne cermonine e kthimit te eshtrave te Mid’hat Frashrit si balte komuniste 70 vjecare, te gjithe ato cfare jane thene pergjate sundimit komunist per kete figure kombetare.
    E njejta je mund te thuhet edhe per mentalitetin komunist te mospranimit te opozites si domosdoshmeri e funksionimit te sistemit demokratik pluralist. Opozita eshte pasqyra e pushtetit per popullin por qe ndihmon edhe qeverisjen packa se pasqyra aktuale eshte e thyer. Kjo nuk do te thote qe ta heqim fare pasqyren por te kerkojme vendosjen e nje pasqyre reale dhe te pademtuar. Nuk e njoh fare gocen e e te ndierit Azem Hajdarit por qe di se eshte e mireshkolluar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe ka punuar disa vite ne zyren e condresmanit Eliot Engel aktualisht Kryetar i Komitetit te Marhenjeve me jashte te Kongresit Amerikan.
    Nese Partia Demokratike do kishte nje minimum inteligjence kolektive znj. Hajdari do e vendoste minimum si Kryetare e Keshillit Kombetar e jo vendosi Jarin pa mustaqe tashme. Se cfare vlerash bie ne PD dhe opoziten shqiptare Jari pa mustaqe kete mund ta dine vetem ata qe e kane vene aty ate dhe shume te tjere si aji.
    Bashkekombas te nderuar nese nuk veme ne pune trurin dhe nuk orjentohemi drejt vlerave dhe parimeve te shoqerive perendimore punet e Shqiperise kane per te shkuar keq dhe me keq. Opozitari eshte vllai jot e jo armiku jot o shqiptare te indoktrinuar keq . Ne akuzojme politiken se po e shkreton vendin por me se pari eshte metaliteti primitiv i shoqerise tone qe ka prodhuar ate realitet.
    Shqiperia me keto mend eshte pergjysmuar dhe nese do vazhdojme me keto mend jo shume larg por do shuhet fare. Zoti pa te marre ment nuk te merr gjene keshtu qe ti lutemi Zotit qe t’na i ktheje ment se po shuhemi .
    Ju bej thirrje vllazerore qe ta kapercejme revolucionin kulturor kinez te viteve 70 te fleterrufeve anonime dhe te drejtohemi duke e pare vllain opozitar drejt e ne sy me emer e mbiemer pasi vazhdimi i kesaj belte anonime nuk i sherben askujt. Ju pershendes

  12. grate tiranse says:

    tomsojeri ate dhe mamane e saj i ka perzene nga Amerika , u eshte hequr viza .

  13. —-

    —- ME kete rast , edhe nje parashikim; —-z. R.Hajdari, nuk eshte zgjedhur sepse eshte lene ne rezerve … per NJE PARTI TE RE.
    KJO PARTI , me e mundeshme pritet te krijohet gjate ketij viti , me bazament levizjen studentore.
    — Nje ”Grup[ekip ] Special”- ;– Eshte duke punuar nen hije, per pergatiten e nje programi [platforme], ne dukje teper ambicioze.
    –;– Gjithashtu ; po ri evidenton [perzgjedh e projekton] njerezit e specialistet me te afte, idealist e te ndershmit , ose me pak [ sa me pak ]te pergojuarit .
    –;– Nderkohe ; KY”GRUP SPECIAL” b/ punon nen hije me dy lideret e partive kryesore , te cilet, me politikat e tyre te thellojne me tej koktraditat , dhe percarjet nder vedi..
    === VJESHTA QE VJEN DO TE KARAKTERIZOHET NGA NJE LEVIZJE E FUQISHME , ME BAZE STUDENTORE E INTELEKTUALE. . ne perforcim re drej-per drejte do kete partite e vogla, ndersa ne mbeshtetje , direkte e indirekte do te kete grupimet e zemruara prej liderit aktual te PD.
    === E pa pritura e rendesishme do te jete CARJA E MADHE NE PS [ne dy pjese] , e cila do te realizohet nen ”kujdesin ” e liderit aktual dhe atij ”Historik, nen hije” [aktualisht kryetar parlamenti] rreth te cilit do te MBLIDHEN kryesisht ”GARDEN E VJETER DHE IDEALISTET” e PS QE EDHE DO TE PERBEJNE GRUPIMIN ME TE FUQISHEM PER OPOZITEN E ARDHESHME..
    === NDERSA LIDERI AKTUAL I PS , SE BASHKU ME PJESEN MBESHTESE TE PS, , … DO TI BASHKANGJITEN PARTISE SE RE. DHE DO TE FITOJNE ZGJEDHJET E ARDHESHME. dhe do mare ne dore drejtimin e shtetit.
    — == PARTITE TRDICIONALE KRYESORE[ PD -PS] do te kalojne ne minorance , do e jene pergjegjese per fajet e deshtimet e traziciionit [moralisht], dhe keshtu shumica e lidereve kryesore te politikes 30 vjecare do te dale e lare.
    PARASHIKOHET NJE AMNISTI E MADHE FISKALE . KINI BERE E C’KINIBERE DERI TANI , TE GJITHA FALEN . KUJDES KETEJ E TUTJE.
    === POPULLI …. ???….!!!!== POPULL MBETET….
    — presim vrejtje- …Alban Dardani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje