Ruçi mesazh opozitës: Mjaft me kapriço, bashkë drejt BE. Të mbledhim mendjen dhe të miratojmë kodin e ri zgjedhor

21 Janar 2019, 17:18Politika TEMA
Ruçi mesazh opozitës: Mjaft me kapriço, bashkë drejt BE.

Në nisje të sesionit të ri Parlamentar, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dha një mesazh për të gjithë deputetët në sallë, veçanërisht për deputetët e opozitës.

Gjatë fjalës që mbajti Ruçi I kërkoi deputetëve të opozitës që të vendosen krah mazhorancës për të përbushur bashkë aspiratën më të madhe të shqiptarëve hapjen e negociatave me BE.

“Sesioni që lamë pas mund të ishte më produktiv nëse do të ishte edhe pjesëmarrja aktive e opozitës.

Fitorja e zgjedhjeve duhet të jetë në shërbim të misionit kombëtar dhe jo e kundërta.

Do të dëshiroja që debati i munguar të kompensohet në këtë sesion.

Prezenca e opozitës e bën sesion të vështirë por njëherësh më demoktratik, më të trazuar por njëherësh më të dobishëm.

I kemi të gjitha mundësitë të vulosim në kujtesën e secilit prej nesh këtë session si sesioni i çeljes së negociatave me BE.

Të mbledhim mendjen dhe të miratojmë kodin e ri zgjedhor.

Të mos pengohet finishi drejt Europës. Të mos lemë asnjë boshllëk. Zgjedhjet e qershorit duhet të jenë të lira e të ndershme. Të ngrihen institucionet e reja të Vettingut.

Ky sesion do përfundojë me miratimin e akteve për Magjistraturën, përmbarimin dhe Policinë gjyqësore”,- tha Ruçi,

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje