FOTOT/ Reportazh i Al Jazeera: "Perlë e fshehur" ka kuptim për Shqipërinë

22 Janar 2019, 17:24Turizëm TEMA
FOTOT/ Reportazh i Al Jazeera: "Perlë e fshehur" ka kuptim

Të shumta janë mediat botërore që po shkruajnë për turizmin shqiptar. Vetëm në këtë fillim viti 2019, kemi pasur artikuj të shumtë nga media prestigjioze si Washington Post, Corriere, Stuff.nz, FT, The Guardian.

Këtë herë në programin e njohur të medias Al Jazeera, ‘Udhëtari”, shpalosen bukurinë natyrore të Shqipërisë. Reportazhet të cilat po marrin shumë klikime, janë realizuar përmes tre pjesëve, të cilat nisin me veriun e Shqipërisë, një pjesë e Kosovës, dhe zbresin më poshtë deri në Krujën historike.

Në episodin e parë:  Alpet Shqiptare të largëta dhe të thyera, Pazari Krujës, Muzeu Skënderbej, mahnitësi Liqeni i Komanit, Liqeni i Shkodrës, Kalaja e Rozafës, zip-line në Kosovë.
Pjesa e dytë flet për të gjithë qytetet pjesë të trashëgimisë botërore Unesco si Berati, Gjirokastra etj.

Në episodin e dytë: 1001 dritaret e qytetit të Beratit, Tirana, Muzeu Marubi i fotografisë në Shkodër, Gjirokastra , burimet termale të Benjës, Pranvera mahnitëse e Syrit të Kaltër , raftin në Vjosë.

Ndërsa pjesa e tretë bën një reportazh të plotë të bregdetit shqiptar, sipas tyre të “deteve të smeralda”.

Në episodin e tretë: dete të smeralda, plazhet e pacenuar të bregut jugor të Shqipërisë, Saranda, kultura e madhe ushqimore e Shqipërisë, e kaluara komuniste, Porto Palermo, qyteti antik i Butrintit etj.

“‘Perlë e fshehur’ është një fjalë e tepruar, por kur flasim për Shqipërinë, të dyja fjalët kanë kuptimin të vërtetë.

Duke u mbyllur nga bota për dekada të tëra, të sunduar nga forcat despotike, Shqipëria hapi dyert e saj vetëm një çerek shekulli më parë.

Pas rënies së komunizmit, Shqipëria u zbulua menjëherë në botë. Shpella malore, jashtëzakonisht të pasura me ujë blu të thellë që rrjedh nëpër lumenjtë e këtij vendi, burimet e nxehta, një shpirt mesdhetar, njerëzit më miqësorë dhe trashëgimi historike shumë interesante; kështjella, rrënojat nga perandoritë e mëdha deri te bunkerët e mbetur në shekullin e kaluar”, nis reportazhi.

4 komente në “FOTOT/ Reportazh i Al Jazeera: “Perlë e fshehur” ka kuptim për Shqipërinë”

  1. Arabi says:

    Na duhen edhe arabt pastaj bohet tamam te vine ne plazh me burka ha hha dhe burrat shkojne grate e te tjereve qe Jane me kostume banjo ptu race e qelbet

    1. Edi says:

      @Arbi. Ore Arab. Po ti qe ne momentin qe fut kembet ne shkolle . Qe ne klase te pare cdo gje arabisht e ke pervec gjuhes tende. Duke filluar qe nga numrat e deri tek lendet si fizika kimia matematika gjeometria e tje etj.

  2. Drenova says:

    Te gjitha keto jane pasuri natyrore,por asnje gje nuk ka nga dora e njeriut demokratik te ketyre 28 vjeteve!
    Mos u mburrni me dhuntite e natyres,por do beni mire t’u tregoni botes se si jetojne shqiptaret,shumica nuk kane buke te hane,jane mijra femije analfabete,se qeveria shpenzon miliona per zbukurime mashtruese vetem ne vendet ku bien me shume ne sy ndersa ne brendesi te qyteteve njerezit jetojne si ne GETO!
    Tregojini botes se si jetojne 50 mije banoret e Yzberishtit (Astir) ku nuk kane asnje cerdhe,kopesht,kend lojrash,lulishte,rruget e pa shtruara me balte e pluhur,me qen rrugace,nuk kane mbjelle asnje peme etj!
    Keto tregojuni turisteve se kjo eshte pyna juaj e jo ate qe ka bere nena natyre!

  3. Edi says:

    @Arbi. Ore Arab. Po ti qe ne momentin qe fut kembet ne shkolle . Qe ne klase te pare cdo gje arabisht e ke pervec gjuhes tende. Duke filluar qe nga numrat e deri tek lendet si fizika kimia matematika gjeometria e tje etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje