"Shpërthen" sekretari socialist: Berisha e Basha përgjegjësit kryesorë për vrasjet e 21 janarit, s'do ja hedhin pa u ndëshkuar

22 Janar 2019, 09:29Politika TEMA

Zevendesekretari socialist per bashkeqeverisjen dhe aleancat, njeheresh dhe zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka deklaruar dje se përgjegjësit për vrasjet e 21 janarit 2011 janë Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Në një deklaratë për “Sot”, Koçi tha se ata ja hodhën paq për shkak se kapën drejtësinë.

21 janari i vitit 2011 është një ditë e zezë për politikën dhe drejtësinë shqiptare.

Sepse politika i vrau katër të rënët: Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, ndërsa drejtësia i rivrau.

Natyrisht që drejtësia duke qënë e kapur nga Partia Demokratike dhe klani “Berisha”, nuk ka pasur vullnetin për ta zbardhur gjithë skemën e organizimit të vrasjeve shtetërore në 21 janar dhe shpërdorimin e detyrës, ku nuk dalin në pah përgjegjësitë që kishte ish-kryeministri Sali Berisha deri tek ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha”, tha ai.

Koçi deklaroi më tej se me reformën në drejtësi do të vijë dita të zbardhet dhe ngjarja e 21 janarit. Sipas tij, vërtet drejtësia është e vonuar, por autorët do të ndëshkohen.

“Një nga motivet që ka shtyrë mazhorancën aktuale qeverisëse për të votuar reformën në drejtësi, ka qënë edhe përgjegjshmëria politike që lidhet me ngjarjet e “21 janarit” dhe detyrimi moral e politik për të vënë përballë dhe në bankat e drejtësisë autorët e vrasjeve, dhe urdhërvrasësist përkatës.

Besojmë se reforma në drejtësi e votuar me vullnet të plotë nga mazhoranca është dëshmia më e pastër se Partia Socialiste dhe qeveria e saj duan ta shlyejnë detyrimin e madh që i kanë të gjithë atyre që demonstruan në 21 janar por sidomos familjeve të katër të vrarëve.

\Nga ana tjetër ne në procesin e rishikimit të ligjit për statusin e dëshmorit të atdheut, e kemi konsideruar në mënyrë të veçantë rastin dhe tashmë me ligj katër të vrarët e 21 janarit shpallen dëshmorë, kundrejt ndjekjes së procedurës përkatëse.

Sepse ligji i mëparshëm nuk e parashikonte rastin e të rënëve në demonstrata paqësore dhe pa armë. Kështu e ka ligji kush vritet në demonstrata paqësore pa armë”, tha ai. Koçi deklaroi se dëmshpërblimi më i madh do jetë kur drejtësia të shkojë në vend.

2 komente në ““Shpërthen” sekretari socialist: Berisha e Basha përgjegjësit kryesorë për vrasjet e 21 janarit, s’do ja hedhin pa u ndëshkuar”

  1. besa says:

    Petro si gjithenje i drejte perdrejte dhe i sinqerte sepse s’ka nevoje pse ti vishe verdalle asja gjeje qe dhe gjarperinjte nen gur e kane pare dhe e dine.

  2. arber_bylin says:

    ju socialista specialista , mjaft u hodhet ne zjarr , ata kater viktima te pafajshme ishin kurbani juaj , erdhet ne pushtet , kaper karriget , keni tete vjet , qe derdhni lote korkodili, dhe e ngrini zerin vetem diten e ngjarjes, pra tete vjet keni folur vetem tete here, aty jane faktet , aty jane kriminelet, aty jeni dhe ju bashkpunetoret e krimineleve , ndaj lerini keto llogje te shemtuara , jeni bere me keq se ato cingijet , na e keni shpifur o qelbesira , ndaj mjaft me shporruni te gjithe .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje