Është zhvilluar sot një nga sfidat më interesante të Bundesligës, ajo mes Bajernit të Mynihut dhe Shtutgartit.
Në fakt, bavarezët nuk e kanë vënë në diskutim suksesin në këtë sfidë, e madje kanë shënuar katër herë në portën e skuadrës së Shtutgartit që është në “rënie të lirë” dhe ndodhet në vendin e 16-të.
Golat e bavarezëve janë shënuar nga Alkantara në të 5’, më pas Gentner i miqve ka shënuar autogol. Goretzka në të 71-tën minutë realizon golin e radhës të vendasve. Në të 84’ ka shënuar Levandovski .
Kurse për Shtutgartin ka realizuar greku Donis në tëë 26-tën minutë.
Pavarësisht se Dortmundi kryeson, Bajerni mbetet një rrezik kryesor për të marrë kryesimin e Bundesligës në Gjermani.