Ky është momenti kur pastruesit e xhamave shpëtuan për një “fije floku”, pasi mbajtësja e platformës ku ata po qëndronin u shkëput dhe u luhatën për një kohë, jashtë katit të 24-të të një ndërtese në Kolorado të Shteteve të Bashkuara.
Megjithëse ishin në lartësi, ata arritën të kapeshin pas një dritareje të një banese dhe pasi e thyen xhamin, hynë brenda.
Banorët e ndërtesave përreth shikonin të tmerruar, kur platforma e rëndë u shkëput, duke rrezikuar të binte poshtë në rrugë, ku ndodheshin shumë njerëz. (TemA)