Francisco Goncalves kishte angazhuar disa punonjës, për të rregulluar oborrin pas shtëpisë së tij, që ndodhet në Bournemouth të Anglisë.
Por gjatë punimeve teksa gërmonin dheun ata gjetën një bunker të Luftës së Dytë Botërore.
“Streha nëntokësore, ishte fshehur për një kohë të gjatë. Nuk e di sa pronarë i janë ndryshuar kësaj shtëpie, apo nëse e kanë ditur se eksitonte” ka thënë Goncalves.
Në fillim, ata menduan se është ndonjë gropë misterioze, ndërsa kishin frikë të hynin brenda, nga ndonjë objekt apo material i rrezikshëm.
Por, kur e ndriçuan hapësirën, kuptuan se është një bunker, brenda së cilit ishte dhe një oxhak. (TemA)