Vangjush Dako komenton përgjimet, pranon drekën por jo të ketë ndodhur më 2017: Ja çfarë ndodhi me Avdylajt

31 Janar 2019, 21:24Politika TEMA

Duke iu përgjigjur akuzave të Zërit të Amerikës, kryebashkiaku i Durrësit ka rrëfyer të vërtetën e tij. Ai tha se nën përgjim nuk ka qenë ai, por të pranishmit.

Vangjush Dako pranoi pjesëmarrjen në drekën që është përgjuar.

“E vetmja gjë e re që u tha është fakti se dikush thotë se po drekojmë më Dakon. Ajo që dua të përsëris unë është që ne jemi gjatë gjithë kohës duke kërkuar votën. Më pas ne I shërbejmë qytetarit për katër vitë gjatë mandatit. Dreka dhe darka unë ha çdo ditë me njerëz që duan të takohen me mua” – tha Dako.

Kryebashkiaku i Durrësit tha se kjo ka qenë një rastësi fatkeqe për te, shkruan JavaNews.al

“E vërteta e darkës time me vellezërit në Hotel Majetsik është që unë kam qenë në prezencë të 12 vetëve dhe ky është fati im i keq. Unë nuk mbaj mend çfarë ka ndodhur në vitin 2017. I përgjuar nuk kam qenë unë, por ata” – tha Dako mbrëmjen e së enjtes.

Një ditë më parë Zëri i Amërikes dhe BIRN zbardhi përgjimet e Prokurorisë ku emri i Dakos përmendej nga Altin AVdylaj.

Por të enjten Dako tha se ai i sheh qytetarët si të barabartë dhe ka detyrim t’u përgjigjet, qoftë edhe për takime.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje