FOTOT/ Fansi nxjerr blof Arminën: Bëj një gjë të mirë në jetë, boll u reklamove

4 Shkurt 2019, 15:03Lifestyle TEMA
FOTOT/ Fansi nxjerr blof Arminën: Bëj një gjë të

Armina i ka lejuar ndjekësit e saj në Instagram që t’a pyesin për gjëra që ata kanë kuriozitet rreth saj dhe disa prej pyetjeve ka zgjedhur t’i përgjigjet më pas.

E fejuara e Shkëlzen Berishës i është përgjigjur një komenti ku një fans i kërkonte që paratë e shumta t’i shpenzonte për bamirësi dhe jo për jetën e saj luksoze.

“Bëj një gjë të mirë në jetë…trego humanizëm…boll u reklamove”, është komenti i një prej ndjekësve të blogeres e cila i është përgjigjur se ajo bën vepra të tilla humanitare por që nuk ka dëshirë t’i reklamoi në rrjetet sociale.

Ndërkohë, pak kohë më parë, vet 27-vjeçarja ka publikuar një foto të sajën në ambientet e shtëpisë së fëmijëve në Shkodër ku ka shpërndarë edhe disa dhurata të vogla dhe më pas ka nxituar t’i shpërndajë në rrjetet sociale për të treguar se ç’ka bërë. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje